https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator

“Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë më 15 shtator
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka prezantuar sot aktivitetet që do të zhvillohen në Kosovë dhe në Hagë në prag të 16 shtatorit, kur pritet shpallja e aktgjykimit në çështjen ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në konferencën për media folën përfaqësuesit e platformës, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha.

Tasholli bëri të ditur se platforma po përgatit organizimin e një tubimi paqësor në Hagë, së bashku me mërgatën shqiptare. Sipas planifikimit, tubimi do të nisë më 15 shtator, në orën 22:00, dhe do të vazhdojë gjatë natës deri më 16 shtator, në orën 10:00, kur pritet shpallja e vendimit.

“Më 15 shtator duam ta shndërrojmë Hagën në një ‘Natë të Pritjes’. Së bashku me mërgatën tonë do të qëndrojmë aty gjatë natës, në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe të organizuar, deri në momentin e shpalljes së vendimit. Kosova dhe diaspora do të presin bashkë”, tha Tasholli.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve në diasporë që, aty ku kanë mundësi, të organizohen dhe t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se kërkesa përkatëse do t’u dorëzohet autoriteteve kompetente në Hagë dhe se aktiviteti do të zhvillohet në respekt të plotë të ligjeve, rregullave dhe udhëzimeve të autoriteteve holandeze.

Tasholli theksoi se organizatorët do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e mërgatës dhe autoritetet kompetente për të garantuar karakterin paqësor dhe dinjitoz të tubimit, respektimin e masave të sigurisë dhe ruajtjen e rendit.

Ndërkaq, Eliza Hoxha prezantoi aktivitetet që platforma “Liria ka Emër” po zhvillon në Kosovë dhe bashkëpunimin me komunat.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ajo falënderoi Komunën e Prishtinës, Skenderajt, Vushtrrisë, Vitisë dhe Prizrenit për bashkëpunimin në lansimin e orëve të numërimit mbrapsht, si dhe për aktivitetet dhe stolisjen e hapësirave publike.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nga Prishtina në Skenderaj, Vushtrri, Viti e Prizren, ‘Ora e Pritjes’ po përçon një mesazh të përbashkët: Kosova po pret. Ftojmë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës t’i bashkohen kësaj nisme, që ditët deri më 16 shtator të na gjejnë të bashkuar në mbështetje të çlirimtarëve tanë”, tha Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se me komuna të tjera tashmë janë duke u koordinuar datat për lansimin e orëve të numërimit mbrapsht. Ajo u bëri thirrje komunave që t’i bashkohen nismës edhe përmes stolisjes së hapësirave publike me flamuj dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Platforma gjithashtu u është drejtuar komunave dhe drejtorive komunale të arsimit me kërkesën që java e parë e procesit mësimor t’i kushtohet historisë së luftës çlirimtare dhe UÇK-së, përmes aktiviteteve edukative në shkollat e Kosovës.

ADVERTISEMENT

“Brezi i ri duhet ta njohë historinë e vendit të vet, sakrificën për liri dhe rrugën që na solli deri te shteti i Kosovës. Kujtesa për luftën çlirimtare nuk është çështje e një partie apo një gjenerate – është përgjegjësi e përbashkët ndaj historisë sonë”, tha Hoxha.

Platforma qytetare “Liria ka Emër” njoftoi se aktivitetet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim në komunat e Kosovës dhe në diasporë, krahas përgatitjeve për Marshin për Liri më 12 shtator në Prishtinë dhe “Natën e Pritjes” më 15 dhe 16 shtator në Hagë.

Poste të ngjashme

Dolly Parton varroset në fshehtësi, gjen paqe të përjetshme pranë bashkëshortit të saj

Dolly Parton varroset në fshehtësi, gjen paqe të përjetshme pranë bashkëshortit të saj

30/08/2026, 19:11

Lainey Mae Parton, mbesa e muzikantes legjendare amerikane Dolly Parton, postoi një mesazh emocionues në Instagram duke konfirmuar se tezja...

Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

30/08/2026, 18:30

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77-vjetorin e rënies heroike të patriotit shqiptar Ndue Përlleshi. Përmes një postimi në...

Apel për ndihmë: 5-vjeçarja Ajra nga Kosova ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit

Apel për ndihmë: 5-vjeçarja Ajra nga Kosova ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit

30/08/2026, 17:19

Një apel për ndihmë vjen nga Kosova për vogëlushen Ajra, vetëm 5-vjeçe, e cila po përballet me një formë të...

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

29/08/2026, 17:15

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me përpjekjet e Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin, i cili ishte...

Kurti kërkon zhbllokimin e 2.1 milionë eurove për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut

Kurti kërkon zhbllokimin e 2.1 milionë eurove për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut

29/08/2026, 16:58

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Qeveri përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave, kulturës, arsimit, artit, sportit...

Lajmi i fundit

Dolly Parton varroset në fshehtësi, gjen paqe të përjetshme pranë bashkëshortit të saj

Dolly Parton varroset në fshehtësi, gjen paqe të përjetshme pranë bashkëshortit të saj

30/08/2026, 19:11
Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

30/08/2026, 18:30
Apel për ndihmë: 5-vjeçarja Ajra nga Kosova ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit

Apel për ndihmë: 5-vjeçarja Ajra nga Kosova ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit

30/08/2026, 17:19
Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

Osmani kritikon BE-në: Po vazhdoni ta shpërbleni Serbinë me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë

29/08/2026, 17:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv