https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Gjini: Kosova tashmë është jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se thirrja e seancës konstituive për datën 9 shtator, është shkelje brutale e Kushtetutës.

Deklarimet, Gjini i bëri në një konferencë për media, raporton IndeksOnline.

Përpara të pranishmëve, kryetari i Aleancës shtoi se do të mblidhet me grupin parlamentar të partisë, për të marrë vendim nëse do të marrin pjesë ose jo në këtë seancë.

 

Ai ka thënë se Kosova po përballet prej kohësh me një krizë institucionale, ndërsa ka akuzuar pushtetin për, siç është shprehur, uzurpim të institucioneve dhe shkelje të njëpasnjëshme kushtetuese.

“Fatkeqësisht, politika e Kosovës nuk po produkton lajme të mira fare që një kohë shumë të gjatë. Po bëhen dy vite prej se Kosova është në krizë institucionale të qëllimshme. Ajo që e kemi parë sot, që do të thotë thirrja e seancës me datën 9 shtator, është edhe një shkelje brutale, enorme edhe e bindjes kushtetuese po e vetë Kushtetutës edhe më herët. Kjo është një mënyrë me u tallë me shtetin, me u tallë me qytetarët, është një mënyrë me abuzuar skajshëm me gjithçka që shteti i ofron dikujt që i fiton zgjedhjet, e ajo është me qeverisë”, tha Gjini.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjini ka kërkuar nga LDK dhe PDK që të mos bëhen pjesë e një procesi të tillë dhe të mos e legjitimojnë, sipas tij, shkeljen kushtetuese të shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“LDK dhe PDK të mos bëhen pjesë e kësaj shkeljeje brutale të Kushtetutës nga VV”, ka deklaruar Gjini.

Ai deklaroi se do të jetë pranë qytetarëve, për të dëgjuar hallet e tyre.

“Pavarësisht se kur kanë me u mbajt zgjedhjet, unë kam me iu premtu juve dhe qytetarëve të Kosovës se për çdo ditë kam me qenë me ta, me fol dhe me iu dëgju. Nuk muj me duru me ju pa kështu. Për çdo ditë kam me dalë e me i taku qytetarët, sado që të marrë kohë. Nuk kemi me u ndalë” deklaroi Gjini.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai shtoi po ashtu se nuk planifikon të takohet me Kurtin, përveç nëse një takim i tillë mbahet në një studio televizive, ballë përballë, për ta sfiduar me shumë pyetje që i ka për të.

Gjini nuk përjashtoi një takim me krerët e PDK-së dhe LDK-së, për të biseduar mbi situatën aktuale.

Poste të ngjashme

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

27/10/2026, 9:31

Familja Zekaj ka njoftuar për vdekjen e Arlinda (Hasan) Zekajt, e cila ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Sipas njoftimit mortor,...

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

26/10/2026, 21:46

Avokatja Adelina Hoxha, e cila e kishte mbrojtur Arlinda Zekajn para vrasjes së saj, ka rrëfyer detaje nga rastet dhe...

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

26/10/2026, 15:07

Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar bashkëshortin e saj Jeton Sylaj pranë Policisë së...

Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Digjet një veturë gjatë natës në Podujevë, policia nis hetimet

26/10/2026, 10:21

Një automjet me targa vendore është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në Podujevë....

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Vrasje e rëndë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

25/10/2026, 23:09

Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj. Pas rastit...

Lajmi i fundit

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

27/10/2026, 9:31
“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

26/10/2026, 21:46
Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

26/10/2026, 15:07
Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Digjet një veturë gjatë natës në Podujevë, policia nis hetimet

26/10/2026, 10:21
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv