https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor 2026/2027, në shkollat e Kosovës, ende nuk kanë arritur ditarët e klasave, ndërsa mësimdhënësit po detyrohen të mbajnë evidencën e orëve dhe mungesave të nxënësve në fletë të printuara.

Në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pavarësia” në Prishtinë, drejtoria ka përgatitur një format të përkohshëm të ditarit në letër A4, të cilin mësimdhënësit po e përdorin deri në furnizimin me ditarë zyrtarë.

Drejtori i kësaj shkolle, Halil Braha, thotë për KosovaPress, se të gjitha shënimet e bëra gjatë kësaj periudhe do të barten më vonë në ditarët e klasave, ndërsa fletët do të ruhen në arkivin e shkollës.

“Për mungesën e ditarëve, ne kemi bërë një format të ditarit në letër A4. I kemi printuar për një javë të plotë dhe mësimdhënësit tanë i përdorin ato evidenca, në mënyrë që pastaj, sapo të vijnë ditarët, i marrin po të njëjtat shënime nga këto evidenca dhe i bartin në ditarët e klasës. E këto evidenca do t’i ruajmë në arkivin e shkollës si dëshmi e punës në një vit që nuk është që i përgatitur”, tha ai.

Braha tha se një situatë e ngjashme me vonesën e ditarëve kishte ndodhur edhe gjatë pandemisë, e edhe atëherë kjo vonesë kishte zgjatur vetëm tri ditë pas fillimit të vitit shkollor.

ADVERTISEMENT

Sipas tij, mungesa e ditarëve po krijon vështirësi edhe në evidentimin e mungesave të nxënësve dhe në regjistrimin e rregullt të orëve mësimore.

“Gjithsesi që krijon vështirësi, sepse nuk mund të merren me rregull evidencat e mungesës së nxënësve. Domethënë kjo krijon vështirësi që nuk evidentohen në mënyrë të rregullt, se mungojnë hapësirat për këtë. Dhe përveç kësaj, natyrisht edhe vendosja me kohë e orëve të mësimit në ditar. E ne i kemi këtu të improvizuar këtë ditarin tonë, që i përdorim në raste kur neve na mungon ditari, sikurse tani në këtë javë. E po shpresojmë që nga java e ardhshme të na vijnë ditarët edhe të fillojmë mbarë edhe me këtë pjesë”, u shpreh Braha.

Ndërsa ata nuk kanë marrë ndonjë sqarim zyrtar për arsyen e vonesës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Jo, nuk kemi asnjë sqarim, zyrtarisht nuk kemi asnjë sqarim”, tha Braha.

Mungesën e ditarëve në shkollat e Prishtinës e ka konfirmuar edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, i cili tha se bëhet fjalë për një problem që po ndikon në funksionimin e rregullt të procesit mësimor.

“Po, ne jemi në pritje, jemi në pritje tash e disa javë në pritje të ditarëve për t’iu vendosur ato në bankat shkollore nga mësimdhënësit. Sigurisht është një prej çështjeve shqetësuese sot sepse kemi nxënës që nuk kanë libra për shkak të vonesave në subvencionim, por edhe për shkak të rregullimit të atij çmimi që ka qenë nga ministria, e në anën tjetër edhe në dorëzimin të ditarëve, shpërndarjen e tyre në në shkolla. Pra është e qartë që nuk mund të mbahet evidenca në në shkollat tona, në klasat tona, në klasat e Prishtinës e çështje që cilëson sigurisht që ndikon në cilësinë në fund edhe në llogaridhënien reciproke mes nxënësve edhe mësimdhënësve”, deklaroi Elshani.

Ai ka bërë të ditur se sipas informacioneve jo zyrtare që kanë, ditarët pritet të arrijnë gjatë javës së ardhshme.

“Informacionet thonë që diku gjatë javës tjetër, tash është fillimi i javës a është fundi i javës, është çështje që jemi në pritje tash e disa ditë të ditarëve. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për t’i për t’u pajisur me to, prandaj vetëm jemi në pritje”, deklaroi drejtori i Arsimit në Prishtinë.

Për mungesën e ditarëve ka reaguar edhe Rrjeti i OJQ-ve AVONET, i cili e ka cilësuar situatën si “dështim të papërgjegjshëm institucional”.

Sipas AVONET-it, ditari shkollor është një nga mjetet themelore për evidentimin, dokumentimin dhe administrimin e procesit mësimor, ndërsa mungesa e tij ngre pikëpyetje për planifikimin dhe menaxhimin institucional të fillimit të vitit shkollor.

Poste të ngjashme

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

05/09/2026, 16:54

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi, ngjarje për të cilën policia...

Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

05/09/2026, 16:22

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të pikës kufitare në Bllacë. Në këtë aksident janë përfshirë...

Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

05/09/2026, 15:16

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se ka fituar një betejë të radhës gjyqësore ndaj cenuesve të pronave të tij. Siç...

Sinjal për zgjedhjet e radhës? KQZ nënshkruan kontratë për sigurimin e QNR-së dhe objekteve të saj

Sinjal për zgjedhjet e radhës? KQZ nënshkruan kontratë për sigurimin e QNR-së dhe objekteve të saj

04/09/2026, 21:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar kontratë për sigurimin fizik të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) dhe objekteve...

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

04/09/2026, 21:24

Një lëkundje e lehtë sizmike është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Elbasanit, duke shkaktuar vetëm reagim të...

Lajmi i fundit

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

Zbulohet vendi ku Jozi po fshihej nga Policia

05/09/2026, 16:54
Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

Aksident në Bllacë, njëra prej veturave me tabela të Kosovës

05/09/2026, 16:22
Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

05/09/2026, 15:51
Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

Ministrja Pacolli: Më gëzoi lajmi nga Gjykata, shtetit po i mbrohen 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike!

05/09/2026, 15:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv