https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Detaje rreth rastit të therjes me thikë të një nxënësi në Podujevë

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona
Share on FacebookShare on Twitter

Një person është arrestuar nën dyshimin për therjen e një nxënësi me thikë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë më 08.09.2026, rreth orës 14:00.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në raportin policor thuhet se thika është sekuestruar ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje mësohet se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, i cili ka iniciuar rastin si – armëmbajtje pa leje, dhe – lëndim i lehtë trupor.

 

KALLXO.com ka mësuar se i dyshuari ishte nxënës i së njëjtës klasë me viktimën.

Rasti ka ndodhur në Shkollën Teknike “Fan Stilian Noli” në Podujevë.

Drejtori i kësaj Shkolle iu referua si “gërvishje” plagës të cilën e ka marrë viktima.

“Nuk ka qenë therje, ka qenë gërvishtje ajo. Ka qenë mes nxënësve të klasës 11-3. Me vetë faktin kur i ka vërejtur profesori na ka njoftuar, kemi shkuar e kemi zënë atë mjetin e mprehtë, e kemi marrë. Prindërit i kemi kontaktuar, e kemi thirrur Policinë, kanë ardhë, i kanë marrë Policia edhe e kanë vazhdu rastin.” – tha drejtori i Shkollës, Fatmir Emini.

Drejtori Emini tha se sipas fjalëve të nxënësve ata kanë qenë shokë edhe më herët dhe se sipas tyre ngjarja ka ndodhur në formë shakaje.

“Sipas fjalëve të tyne ata kanë qenë shokë edhe më herët, në formë shakaje, por mënyra më e mirë është parandalimi, edhe ne e kemi parandaluar një gjë të keqe” – tha Fatmir Emini.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Emini për KALLXO.com tha se prindi i nxënësit të dyshuar për këtë rast nuk ka qenë në dijeni për posedimin e thikës ndërsa shtoi se as stafi i shkollës nuk janë në dijeni se ku e ka marrë thikën nxënësi i dyshuar.

“Prindi i viktimës thot se dje e ka ble ku di unë ku e ka ble edhe ne nuk e dimë mënyrën se ku ka mundur ta marrë ai.” – tha ai.

Drejtori i shkollës foli edhe për procedurat të cilat i ka marrë si drejtor lidhur me këtë rast.

“Kemi marrë masa për këtë rast. Është mbledhur komisioni disiplinor i cili në kuadër të shkollës me rekomandim të kujdestares së klasës janë njoftuar edhe prindërit. Sot e kam marrë vendimin dhe ai (nxënësi i dyshuar) është suspenduar për një kohë të caktuar.”

Ndërsa sa i përket nxënësit i cili ishte viktimë e këtij rasti, drejtori tregoi se në cilën pjesë të trupit e ka marrë plagën. Drejtori shtoi se ky nxënës është duke e vijuar mësimin.

“Ai nxënësi (viktima) ka ardhë me gjithë prindin sot, është në gjendje shumë të mirë, është duke e vijuar mësimin… Është në pjesën e sipërme të trupit, afër kërthizës, në pjesën e barkut, por nuk u vërejke kurrkund që ka gërvishtje” – tha drejtori i shkollës.

Ai gjithashtu tregoi se prindërit e nxënësve njihen mes vete dhe janë pajtuar që rasti ka ndodhur rastësisht.

Drejtori Emini tha se pavarësisht masave të marra këto raste po ndodhin.

“Ne masa duhet me ndërmarrë çdoherë, informimi i nxënësve që është e ndaluar bartja e mjeteve të forta, është i ndaluar përdorimi i telefonit, pirja e duhanit, të gjitha këto masa ne duhet me i ndërmarrë, informimi, kontaktet dhe mbledhjet me prindër, mbledhjet me këshill të nxënësve, me kryetarët e këshillave të klasave këto janë çdo herë prezentë, por megjithatë këtu po ndodhin këto raste.” – tha Fatmir Emini, drejtori i Shkollës Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar edhe drejtorin e Arsimit në Komunën e Podujevës, i cili fillimisht tha se nuk është në dijeni për rastin, por më vonë e konfirmoi.

“Dje ka ndodhur rasti, e kanë paraqitur rastin në Polici. E ka hapur rastin Policia për këtë nxënës. Drejtori i Shkollës i ka marrë masat sipas rregullativës për suspendim për një muaj ditë” – tha drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu.

ADVERTISEMENT

“Ka ndodhur gërvishtje, jo therje me thikë, gërvishtje mes dy nxënësve në emër të asaj që kishe jemi duke luajtur po fati i mirë që kanë qëlluar kujdestarët e ditës brenda, kanë intervenuar. Lëndim të rëndë nuk ka përveç asaj gërvishtjes” – tha Fetahu.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Arben Beqirin, doktorin e Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Beqiri tregoi se ai nuk ka qenë kur nxënësi është sjellë në QKMF por me sa i kanë treguar kolegët ai ka pasë një plagë rreth 0.5cm në pjesën e barkut./kallxo.com

Poste të ngjashme

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

24/10/2026, 17:01

Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë. Si pasojë, është djegur...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

24/10/2026, 16:24

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të karrierës së saj 20-vjeçare në muzikë....

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56

Viti- Dy persona janë raportuar të zhdukur të enjten në Viti. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është nën...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore....

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor...

Lajmi i fundit

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

24/10/2026, 17:01
20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

24/10/2026, 16:24
Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv