Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, ku raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka shkaktuar edhe kolona të automjeteve në rrugën Lluzhan–Batllavë, duke vështirësuar qarkullimin në këtë segment rrugor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet fillestare për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.







