Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë është bërë hapja e xhamisë së re, ku me këtë rast është falur edhe namazi i drekës, i udhëhequr nga imami i kësaj xhamie, mr. Eset Qerimi.
Sipas njoftimit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Eset Qerimi është përzgjedhur imam përmes një konkursi publik, ku ka marrë shumicën e votave në procesin e përzgjedhjes. Emërimi i tij është mirëpritur nga banorët e lagjes dhe të zonës përreth.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë e ka vlerësuar hapjen e xhamisë si një pasuri të rëndësishme për jetën fetare dhe shoqërore të komunitetit.
Në fund, Këshilli ka shprehur urimet për banorët dhe ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e xhamisë, duke lutur Allahun që ajo të jetë një vatër e përhershme e adhurimit, dijes, edukimit dhe bashkimit mes njerëzve.
Burimi: Këshilli i Bashkësisë Islame – Podujevë







