https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

S’ka imunoterapi në Onkologji, pacienti: Duhet me ndërpre ose me hy borxh për me ble
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e medikamentit Palbociclib për rreth katër muaj dyshohet se është pasuar me përkeqësim të gjendjes së një pacienteje me kancer të gjirit, e cila nuk kishte mundësi ta blinte vetë barin që kushton deri në 1 mijë e 800 euro. Organizata Renesansa ka njoftuar se pacientes i ishin shfaqur metastaza të reja në tru dhe se ajo ka vdekur
Një paciente me kancer të avancuar të gjirit dhe metastaza në organe të tjera ka vdekur pasi kishte mbetur për rreth katër muaj pa terapinë Palbociclib, për shkak të mungesës së saj në Klinikën e Onkologjisë dhe pamundësisë për ta blerë vetë, thotë një organizatë për pacientët me kancer.

Palbociclibi, që përdoret në trajtimin e kancerit të avancuar të gjirit, mungoi për rreth katër muaj në Klinikën e Onkologjisë, ndonëse është pjesë e Listës Esenciale të Barnave.

Pacientët që detyrohen ta blejnë vetë këtë bar, përballen me kosto deri në 1 mijë e 800 euro.

Në reagimin e publikuar të mërkurën, organizata Renesansa ka njoftuar se pacientja nuk kishte pasur mundësi ta siguronte terapinë për shkak të çmimit të lartë. Gjatë periudhës që mbeti pa trajtim, sipas organizatës, asaj iu shfaqën metastaza të reja në tru.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Pardje, pacientja që ishte në terapi me Palbociclib dhe ndihej mirë, por që Palbociclibi mungoi për afër katër muaj, nga pamundësia për ta siguruar për shkak të çmimit të lartë të këtij bari, mbeti katër muaj pa terapi, duke shpresuar çdo ditë se do të kishte furnizim. Por, mungesa e terapisë i solli metastaza të reja në tru. Dhe… në fund humbi jetën”, thuhet në reagimin e organizatës. “Sigurimi i barnave esenciale për pacientët onkologjikë, për të gjithë, është detyrë morale e secilit që duhet të veprojë për t’ua zgjatur jetën këtyre pacientëve, duke filluar nga QKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë”.

ADVERTISEMENT

Furnizimi me Palbociclib ishte rikthyer para nëntë javësh, pas nënshkrimit të kontratës dhe liferimit të barit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Por, sipas burimeve të KOHËS, në Klinikën e Onkologjisë, ky bar ka disa ditë që mungon sërish.
Ai nuk figuron as në stokun e barnave të publikuar të hënën nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës për këtë klinikë.

Por, Palbociclibi nuk është terapia e vetme që ka munguar në Klinikën e Onkologjisë.

Edhe pacientët e tjerë janë detyruar të paguajnë nga xhepi për barna që duhet të jenë të qasshme përmes sistemit publik shëndetësor.

Barnat si, Bikaderi, Avastina, Pembrolizumabi dhe Dabrafenibi kanë munguar për muaj, e çmimet e tyre variojnë nga 80 deri në 1 mijë e 600 euro. KOHA

Poste të ngjashme

Hapet xhamia e re në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë

Hapet xhamia e re në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë

21/10/2026, 11:08

  Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë është bërë hapja e xhamisë së re, ku me këtë rast është falur...

Rrustem Mustafa: Enver Maloku ishte pjesë e luftës së UÇK-së (Video)

Rrustem Mustafa: Enver Maloku ishte pjesë e luftës së UÇK-së (Video)

21/10/2026, 9:40

  Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka deklaruar se Enver Maloku...

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

20/10/2026, 7:23

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga...

Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës, dyshohet për të lënduar

Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës, dyshohet për të lënduar

19/10/2026, 20:20

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës, ku raportohet për persona të lënduar dhe...

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

19/10/2026, 18:51

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në emisionin...

Lajmi i fundit

S’ka imunoterapi në Onkologji, pacienti: Duhet me ndërpre ose me hy borxh për me ble

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

21/10/2026, 19:16
Hapet xhamia e re në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë

Hapet xhamia e re në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë

21/10/2026, 11:08
Rrustem Mustafa: Enver Maloku ishte pjesë e luftës së UÇK-së (Video)

Rrustem Mustafa: Enver Maloku ishte pjesë e luftës së UÇK-së (Video)

21/10/2026, 9:40
Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

20/10/2026, 7:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv