Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor 2026, sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
ARKEP ka konfirmuar se numri i bartjeve të realizuara deri më 22 tetor, në orën 14:00, është gjithsej 2,300.
Prej tyre, rreth 2,200 numra janë bartje nga IPKO drejt Valës, ndërsa nga Vala drejt IPKO-s janë bartur rreth 100 numra./Reporteri







