Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të karrierës së saj 20-vjeçare në muzikë.
Artistja po publikon një nga një këngët e këtij albumi që, sa unik, pritet të jetë edhe ikonik, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka publikuar fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të një videoklipi, ku shfaqet me një fustan ngjyrë bezhë, e me diamante në dekolte.
Ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe barkun e rrumbullakosur nuk po heziton ta zbulojë.









