https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

 

Një operacion i gjerë policor me përmasa ndërkombëtare ka nisur mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku forca të shumta policore janë angazhuar në bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Në shënjestër të hetimeve janë dyshimet për shpëlarje të parave dhe veprimtari kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ndërsa aksioni po zhvillohet në koordinim me autoritetet e huaja, përfshirë ato gjermane.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se operacioni po realizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bastisjet po zhvillohen me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndërsa njësitë policore janë angazhuar në disa lokacione të ndryshme.

Ajo që e bën këtë operacion veçanërisht të rëndësishëm është përmasa ndërkombëtare e tij.

Paralelisht me veprimet në Kosovë, sipas burimeve të Sinjalit, operacione të koordinuara po zhvillohen edhe në Gjermani dhe në disa shtete të tjera evropiane, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e një veprimtarie të dyshuar kriminale që tejkalon kufijtë e një shteti.

Në shënjestër paratë, ari dhe pajisjet elektronike

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se kontrollet synojnë sigurimin e provave materiale dhe financiare që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të përfshirë dhe gjurmimin e qarkullimit të parave të dyshuara.

Telefona celularë, kompjuterë, pajisje të tjera elektronike, dokumentacion financiar, para të gatshme, ar dhe sende të tjera me vlerë janë ndër kategoritë e provave dhe pasurisë që po kërkojnë hetuesit gjatë bastisjeve.

Hetimet pritet të përqendrohen edhe në analizimin e komunikimeve, transaksioneve dhe lidhjeve të mundshme financiare ndërmjet personave dhe subjekteve që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar.

Mashtrimet ndërkombëtare dhe dyshimet për shpëlarje parash

Operacioni vjen në një kohë kur mashtrimet financiare, përfshirë ato të realizuara përmes qendrave të thirrjeve, të njohura si Call Center, kanë qenë objekt i hetimeve të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare.

Skema të tilla mund të përfshijnë mashtrimin e qytetarëve përmes ofertave të rreme të investimit, ndërsa gjurmimi i parave dhe identifikimi i përfituesve përfundimtarë përbëjnë ndër sfidat kryesore të hetimeve financiare.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse operacioni i sotëm lidhet drejtpërdrejt me ndonjë rrjet konkret të qendrave të thirrjeve.

Operacioni ende në zhvillim

Deri në këto momente nuk ka të dhëna përfundimtare për numrin e lokacioneve të bastisura, personat eventualisht të arrestuar apo vlerën e parave dhe sendeve që mund të jenë sekuestruar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Operacioni po zhvillohet në disa fronte njëkohësisht, ndërsa rezultatet e tij pritet të qartësojnë përmasat e veprimtarisë së dyshuar dhe lidhjet eventuale ndërkombëtare.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet dhe rezultatet e këtij aksioni, sapo të sigurohen informacione të tjera nga operacioni që është në zhvillim.

Poste të ngjashme

Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër

Kritikat e Haxhiut për KGjK-në, asnjë veprim ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati (VIDEO)

02/11/2026, 20:26

ga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, akoma nuk ka treguar nëse po shqyrtojnë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Policia del me deklaratë pas arrestimit të Albert Sylajt

28/10/2026, 8:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të...

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

27/10/2026, 9:31

Familja Zekaj ka njoftuar për vdekjen e Arlinda (Hasan) Zekajt, e cila ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Sipas njoftimit mortor,...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore....

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

19/10/2026, 7:13

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, për të diskutuar tri pika që lidhen me organizimin e seancës...

Lajmi i fundit

Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

Operacion i madh ndërkombëtar, Krimet Ekonomike zbarkojnë në tri qytete të Kosovës – bastisje paralele në Gjermani e Evropë, në shënjestër shpëlarja e parave

03/11/2026, 8:22
Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

02/11/2026, 22:28
Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

02/11/2026, 21:28
Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër

Kritikat e Haxhiut për KGjK-në, asnjë veprim ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati (VIDEO)

02/11/2026, 20:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv