Ndihmohen 25 familje me lëndë djegëse dhe pako ushqimore
Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Organizatën “Sharjah Charity Internacional” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë ndihmuar 25 familje me nga 4m3 dru dhe pako ushqimore.
Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, financimi nga Organizata nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa realizimi nga Shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Në kuadër të këtij aktiviteti me pako ushqimore janë ndihmuar edhe 5 familje tjera që jetojnë në Lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”.







