https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?
Share on FacebookShare on Twitter

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.

Marrëveshja – për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve – nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

Vlen të përmenden disa pika të saj.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i afërt me këto zhvillime, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tekstit i mungon validiteti pa një aneks, të cilin pritet ta përgatisin palët para takimit të tyre të ardhshëm, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Ky fakt e bën pikën e 11-të të marrëveshjes, e cila thekson se “të dyja palët duhet të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, pjesën më të rëndësishme.

Plani për këtë udhërrëfyes, i cili përfshin kohën e zbatimit të marrëveshjes, ekziston, por ka ende punë për t’u bërë.

Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 – veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kosova, Serbia dhe BE-ja janë duke tentuar të përditësojnë marrëveshjen e një dekade më parë, për të zhbllokuar rrugën drejt integrimeve evropiane, pa një obligim zyrtar ndaj Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës – të paktën tani për tani.

Ndonëse Serbia i ka hapur negociatat me BE-në një vit pas marrëveshjes së Brukselit, pra më 2014, deri më tani e ka harmonizuar politikën e saj me të BE-së në vetëm dy fusha, nga 34 sa janë në total.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përderisa pesë vende të BE-së ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ky shtet mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, dhe aplikimi i tij, i dorëzuar vitin e kaluar, ende nuk është trajtuar me seriozitet nga blloku evropian.

Kjo i bie se Prishtina as nuk mund të nisë punën drejt harmonizimit të politikave.

Aspekte tjera të rëndësishme

Një prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes së vitit 2013, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri Kurti e ka ndërtuar një pjesë të mirë të suksesit politik mbi refuzimin për të formuar këtë asociacion, duke argumentuar se një strukturë e tillë do të krijonte probleme të ngjashme me ato të Bosnjë e Hercegovinës, ku entitetet e përqendruara në baza etnike i bëjnë reformat vështirë të realizueshme.

Marrëveshja aktuale nuk e përmend fjalë për fjalë asociacionin, mirëpo e thekson se “Beogradi dhe Prishtina duhet të garantojnë një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në fusha të caktuara, përfshirë ofrimin e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Pyetja është nëse mund të funksionojë një gjuhë e tillë e paqartë.

Ndoshta Kurti mund ta shesë këtë pikë në publik si diçka tjetër dhe jo si Asociacion të komunave me shumicë serbe, ndonëse brumi është i njëjtë, ndërsa Vuçiq, në anën tjetër, të argumentojë se Beogradi ka ende mundësi që të mbështesë politikisht dhe financiarisht serbët e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Prej publikimit të dokumentit të fundit, Vuçiq ka këmbëngulur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk do të pranojë që ajo të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, ky qëndrim është në kundërshtim me pikat e marrëveshjes së re, sidomos me pikën 4, e cila qartëson se “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në çfarëdo organizate ndërkombëtare”.

Testi real i përparimit mund t’iu prezantohet palëve këtë pranverë.

Fillimisht, Kosova po synon të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, dhe së dyti, 27 vendet anëtare të BE-së do të kuptohet nëse do të arrijnë konsensus për të dërguar në Këshillin Evropian aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në të dyja rastet, Beogradi besohet se ka punuar në prapaskenë për të penguar përparimin në këto dy drejtime, kanë thënë disa zyrtarë evropianë që kanë njohuri me këto zhvillime, por që nuk janë të autorizuar për të diskutuar këtë temë në media.

Vlen të përmendet, po ashtu, se ndonëse marrëveshja nuk e detyron Beogradin që ta njohë ligjërisht shtetësinë e Kosovës, në marrëveshje përmendet ajo që konsiderohet njohje de facto, duke përfshirë nevojën për “njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore” si dhe këmbimin e misioneve të përhershme në kryeqytetet respektive.

Poste të ngjashme

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

05/10/2026, 17:56

Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga LDK. Burime të IndeksOnline bëjne me dije se Gashi do ta...

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

04/10/2026, 14:59

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme nga ora 09:00. Pikë e rendit të ditës pritet të...

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

03/10/2026, 20:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një postimi, ka ftuar qytetarët në protestë ditën e hënë me 5...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete

03/10/2026, 20:17

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut, gjatë ditës së sotme. Rastin e ka konfirmuar...

Qeveria miraton rialokimin e mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit

Qeveria dërgon në Kuvend përgjigjen për ndryshimin e Ligjit për Specialen

02/10/2026, 21:40

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit lidhur me nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin...

Lajmi i fundit

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

Pritet dorëheqja e Xhafer Gashit nga LDK

05/10/2026, 17:56
Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme nesër në ora 9:00 – ky është rendi i ditës

04/10/2026, 14:59
OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

OVL thërret protestë të hënën: Nëse nesër s’ka dakordim për ligjin për Specialen, do i përshkallëzojmë veprimet

03/10/2026, 20:22
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete

03/10/2026, 20:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv