https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A do ta votojnë Trustin? Flasin deputetët Haki Abazi dhe Eman Rrahmani

A do ta votojnë Trustin? Flasin deputetët Haki Abazi dhe Eman Rrahmani

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje është shprehur edhe njëherë kundër projektligjit për Trustin.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Qëndrimi i grupit të VV-së është, se ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi”, ka thënë ajo.

E derisa Kusari-Lila ka thënë se janë kundër, dy deputetë të kësaj partie, të cilët kohëve të fundit kanë dalë me disa qëndrime kundër subjektit të tyre politik, ende nuk kanë vendosur për këtë çështje.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Deputetët, Haki Abazi dhe Eman Rrahmani kanë thënë se qëndrimi i tyre do të kuptohet të enjten kur edhe ky projektligj të hidhet në votim në Kuvend.

“Nuk kam qëndrim. Deri të enjten nuk kam qëndrim”, ka thënë shkurt Abazi

Njëjtë ka deklaruar edhe deputeti Rrahmani.

“Të enjten në Kuvend e japim qëndrimin si deputet, pra nuk dua ta bëj publik qëndrimin”, ka deklaruar ai, për Front Online.

I pyetur se a do të jetë qëndrimi i tij i njëjtë me atë të partisë, ai është përgjigjur shumë shkurt.

“Të enjten në seancë e mësoni”, ka thënë ndër të tjera Rrahmani.

Në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.

Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti ka nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.Sipas të dhënave të Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribuues.

ADVERTISEMENT

Depozitat në bankat e Kosovës, gjatë vitit 2021, kanë shënuar rritje prej 11 për qind. Një raport i Institutit GAP, me seli në Prishtinë, ka vlerësuar se në 40 për qind të kësaj rritjeje ka ndikuar tërheqja e kursimeve nga Trusti, të cilat janë deponuar në llogari private, por nuk janë shpenzuar menjëherë.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars të vitit 2022, në krahasim me marsin e vitit 2021, ka qenë 10 për qind.

Post Views: 157

Poste të ngjashme

Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha

Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha

16/05/2025, 11:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i pret liderët e Evropës. Kjo në Samitin që po mbahet në Tiranë. Ai...

Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin, s’jap dorëheqje

Abdixhiku: 47 liderë evropianë sot ndodhen në Tiranë, Kosova është në izolim

16/05/2025, 10:43

Lumir Abdixhiku ka kritikuar Albin Kurtin që Kosova nuk është pjesë e takimit të liderëve evropianë sot në Tiranë. Kreu...

Presidentja tejkalon pakënaqësitë, zotohet për zbatim të marrëveshjes me Serbinë

Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

16/05/2025, 10:13

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një prononcim për mediat, para takimit të Komunitetit Politik Evropian, ndërsa ka vlerësuar Shqipërinë...

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë: Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, zero rezultate

Bajrami: Në mandatin e qeverisë Kurti lulëzoi importi i energjisë, qytetarët paguajnë faturën, përfitues janë ata që quhen “mafi energjetike”

16/05/2025, 9:40

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit. E lidhur me këtë...

Aksionet policore në veri, serbët protestojnë para sallës së sporteve

Aksionet policore në veri, serbët protestojnë para sallës së sporteve

16/05/2025, 8:56

Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat...

Lajmi i fundit

Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha

Edi Rama i pret liderët e Evropës me atlete të bardha

16/05/2025, 11:34
Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin, s’jap dorëheqje

Abdixhiku: 47 liderë evropianë sot ndodhen në Tiranë, Kosova është në izolim

16/05/2025, 10:43
Presidentja tejkalon pakënaqësitë, zotohet për zbatim të marrëveshjes me Serbinë

Osmani në Tiranë: BE po bllokon Kosovën, reformat tona nuk vlerësohen

16/05/2025, 10:13
Bajrami kritikon ashpër Qeverinë: Katër vite qeverisje, 12 miliardë euro të shpenzuara, zero rezultate

Bajrami: Në mandatin e qeverisë Kurti lulëzoi importi i energjisë, qytetarët paguajnë faturën, përfitues janë ata që quhen “mafi energjetike”

16/05/2025, 9:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv