https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“A do të dënoni edhe shkeljet e Serbisë”, reagime kundrejt BE-së nga Presidenca e Qeveria pas kritikave për shkarkimin e Ekipit Meanxhues

“A do të dënoni edhe shkeljet e Serbisë”, reagime kundrejt BE-së nga Presidenca e Qeveria pas kritikave për shkarkimin e Ekipit Meanxhues
Share on FacebookShare on Twitter

BE e ka cilësuar vendimin e qeverisë së Kosovës për lirimin nga detyra të Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit si shkelje të frymës së marrëveshjeve të dialogut.

Sipas Bashkimit Evropian, roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet. Prandaj, sipas Bashkimit Evropian, “vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me marrëveshjen”.

Kështu tha edhe gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me Ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi Stano.

Sipas tij, “palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova”, tha zëdhënësi Stano duke shtuar se “marrëveshjet e dialogut qartë thonë se ekipet menaxhuese duhet të ekzistojnë derisa të miratohet statuti i Asociacionit”.

“Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin, e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues, shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi Peter Stano.

Ndaj këtyre deklaratave ka pasur reagime edhe nga Presidenca e edhe nga Qeveria.

Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, vuri  në pikëpyetje gjykimin e  BE-së ndaj shkeljeve të mundshme që po bën njëra apo tjetra palë në dialog.

ADVERTISEMENT

“Hej z. Stano”, iu drejtua Vela zëdhënësit të BE-së, “a do të dënoni edhe emërimet e organeve ilegale të përkohshme komunale në Kosovë nga qeveria e Serbisë? Kjo është një shkelje e qartë e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit pasi Serbia duhet të shpërbëjë të gjitha strukturat e saj ilegale në Kosovë.”

“Apo, vetëm do merrni shënim edhe për këtë?”, shtoi Vela, duke marrë shkas deklaratën e Stanos se e kanë shënuar si vërejtje votën kundër të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Po ashtu dje reagoi edhe Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kadiu në një postim në Facebook të enjten ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të liruar nga detyra Ekipin Menaxhues që ditë më parë prezantoi një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës”, kishte shkruar Kadiu.

Gjatë ditës së sotme reaguan edhe nga partia në pushtet.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se deklarata e BE-së do të kishte pasur njëfarë besueshmërie nëse do të kishte kritikuar ekipin menaxhues për propozimin e draftit antikushtetues në kundërshtim me parimet e BE-së.

“Kjo deklaratë do të kishte pasur njëfarë besueshmërie, nëse BE-ja do të kishte kritikuar ekipin e MGMT për propozimin e draftit antikushtetues, në kundërshtim me parimet e konfirmuara nga BE. Është e detyrueshme për suksesin e procesit, që BE t’iu qëndroj pas parimeve të saj”, shkroi ajo.

Në takimin e 2 majit në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u prezantua draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga Ekip Menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Kryeministri Kurti pas takimit tha se draft-statuti për Asociacionin i paraqitur nga Ekipi Menaxhues “është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë.

“Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, tha Kurti.

Të nesërmen, të martën e 3 majit, Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi liroi nga detyra Ekipin Menaxhues, i cili ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, por Ministri Krasniqi tha se ky ekip prezantoi punën e tij me 2 maj dhe se tashmë është pa status.

“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovic”, ka thënë Krasniqi./Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas një plagosjeje me armë zjarri. Lajmin pë rmedia  e...

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09

  Në një ceremoni të organizuar nga OSBE, Komuna e Podujevës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Mbrojtjen e...

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

01/04/2026, 17:58

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin Kosovën. Me golat e tij, ai kujtonte edhe legjendën Fadil Vokrri....

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Mblidhen sot dy komisione parlamentare

01/04/2026, 7:35

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës. Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05
Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09
Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

01/04/2026, 17:58
Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv