https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A do të kalojë Drita Millaku e VV-së në LDK?

A do të kalojë Drita Millaku e VV-së në LDK?

Një tjetër deputete e Lëvizjes Vetëvendosje pritet të largohet nga partia, pas Haki Abazit, Doarsa Kica- Xhelilit, Fatmir Humollit, Eman Rrahmanit e Visar Korenicës. Drita Millaku, siç merr vesh Nacionale nga burime të saj, pritet të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Millaku, para pak ditësh, e ka konfirmuar pakënaqësinë e saj me partinë në pushtet.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam tu u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka patur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh.” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, burime të Nacionales, kanë bërë me dije se ajo do të kalojë në LDK. Pyetur në lidhje me këtë çështje, ajo nuk e ka mohuar kalimin e mundshëm.

“Ende nuk ka asgjë konkrete” – i ka thënë Millaku shkurt Nacionales.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rrahmani e Korenica në konferencë për media

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Nga ora 11:00, të martën, dy deputetët Rrahmani e Korenica kanë paralajmëruar konferencë për media. Ata pritet të njoftojnë largimin prej partisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Siç kishte raportuar Nacionale, Rramani e Korenica do të krijojnë Listën për Familjen bashkë me AKR-në e Behxhet Pacollit dhe Ferid Aganit.

“Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara. Konferenca mbahet nesër, 1 tetor 2024, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Javën e kaluar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, përplasjet e deputetëve në fjalë me VV-në dolën në pah edhe më shumë.

Korenica deklaroi se nuk do të votojë asnjë ligj derisa një vajzë me shami në Pejë, e cila u përjashtua nga shkolla, t’i rikthehet procesit mësimor.

Këtu, Konjufca iu kthyer duke lënë të kuptohet se këto deklarata, po bëhen për shkak të zgjedhjeve, që pritet të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv