https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A janë të gatshëm mjekët nga diaspora të punojnë në Kosovë?

A janë të gatshëm mjekët nga diaspora të punojnë në Kosovë?
Share on FacebookShare on Twitter

Disa mjekë me prejardhje nga Kosova, që punojnë jashtë shtetit, nuk janë të interesuar për punë në Kosovë, edhe pse kanë marrë ftesë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lekë Abdyli, hematolog në një spital në Grac të Austrisë, thotë shkurtimisht për REL-in se nuk do ta ushtronte profesionin e tij në Kosovë.

“Janë shumë arsye, infrastruktura e mjekësisë që është zero, pastaj pagesa dhe përfitimet e tjera”, thotë ai.

Ai nuk tregon se sa paguhet për punën që bën, por në Kosovë paga bruto e një mjeku është 630 euro.

As Shaip Ibishi, specialist i gjinekologjisë në Gëtingen të Gjermanisë, nuk është i mendimit për t’u angazhuar në Kosovë.

“Nuk është në pyetje vetëm paga, por janë edhe kushtet e punës [në Gjermani], mundësia që ofrohet në mjekësi moderne, investimet në aparaturë, teknologji etj.”, thotë Ibishi, i cili ka vite që punon në shtetin e Evropës perëndimore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Muajin e kaluar, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje profesionistëve të fushave të ndryshme mjekësore në mesin e mërgatës shqiptare, për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë arsye apo informacion se në çfarë mënyre apo kushtesh do të angazhoheshin ata. Nuk ka treguar as cilat profile të mjekëve i kërkon.

ADVERTISEMENT

Nga kjo ministri thonë se “aspektet që ndërlidhen me pagën dhe çështje të tjera, do të diskutohen në proces e sipër”.

Sipas tyre, thirrja është bërë për të gjitha fushat e shëndetësisë, por me theks të veçantë në fushat deficitare.

“Fusha deficitare në këtë sistem janë: kardiokirurgjia, mjekimi intensiv, anesteziologjia (ka kuadër, mirëpo nevojat janë më të mëdha), kardiokirurgjia e fëmijëve etj.”, thuhet në deklaratë.

Kosova, prej vitesh, përballet me mungesë mjekësh.

Vetëm gjatë këtij viti, 200 mjekë të profileve të ndryshme kanë braktisur sistemin shëndetësor dhe kanë emigruar kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, thotë për Radion Evropa e Lirë Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.

REL, në të kaluarën, ka raportuar për disa raste të këtyre mjekëve specialistë që e kanë lëshuar punën. Si arsye, ata kanë përmendur kushtet jo të mira në punë dhe pagën, sipas tyre, të ulët.

Një numër “solid” i mjekëve u përgjigj pozitivisht

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se thirrjes së tyre i është përgjigjur “një numër solid i mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë” nga diaspora, por nuk specifikojnë më shumë.

“Disa nga ta janë profesionistë që punojnë në institucione mjaft kredibile ndërkombëtare”, thonë ata.

Një prej tyre është Liron Pepshi – aktualisht psikiatër në qytetin Bernkastel-Kues të Gjermanisë.

Duke folur për Rel-in, ai thotë se është i gatshëm t’i ndihmojë kolegët në Kosovë, por jo të kthehet përgjithmonë.

Në spitalin ku punon, Pepshi thotë se paga e një psikiatri sillet nga 5.500 deri në 7.500 euro, varësisht nga pozita.

Ai thotë se ka aplikuar në thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë dhe se është në pritje të më shumë informacioneve për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

“Më 15 dhjetor kam pranuar një email nga Ministria e Shëndetësisë, që e kanë pranuar kërkesën time, dhe aty thuhet: ‘planifikojmë të rezervojmë terminët për takimet individuale që mund të jenë virtuale, për të ndarë më shumë detaje me ju’”, tregon Pepshi.

Në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pohojnë se kanë kuadër të mjaftueshëm, por se ka hapësirë edhe për disa.

“Nuk kemi nevojë për shumë, një ose dy psikiatër nga mërgata… gjithsesi do të ishte mirë”, thotë drejtori i kësaj klinike, Faton Kutllovci.

Sejdiu, nga Oda e Mjekëve të Kosovës, apelon që të kihen parasysh edhe spitalet rajonale dhe qendrat e mjekësisë familjare.

“…sepse, ka mungesë të hematologëve. Nëse themi se ka në QKUK, në spitale rajonale nuk e di nëse janë një apo dy. Vërehet mungesa e tyre, mungesë ka edhe të gjinekologëve, por kulmi është te mungesa e anesteziologëve”, thotë Sejdiu.

Në mungesë të stafit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj – rreth 50 kilometra larg Prishtinës – i ka vazhduar kontratën një gjinekologu në pension.

Bashkim Nura, ushtrues detyre i drejtorit të kësaj qendre, thotë për REL-in se ky institucion ka nevojë edhe për specialistë të fushave tjera.

Në muajin shtator, Rel-ika pasur një raport për mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve që kanë shkaktuar krizë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në mungesë të mjekëve, por edhe të kushteve adekuate, pritjet për shërbime të caktuara në spitale zgjasin me muaj apo vite.

Në mungesë të personelit, për pacientët e shtrirë në spitale shpesh duhet të kujdesen edhe familjarët.

Për më tepër, qytetarët në Kosovë nuk kanë as sigurime shëndetësore. Vetëm disa mund të jenë të siguruar përmes kompanive private, që ofrojnë shërbime të tilla.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar në muajin shtator se ka formuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, përgjegjësitë e të cilit është thënë se do të përfshijnë zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46

Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë. Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i...

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17

Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Plagosen me armë zjarri dy persona, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

10/11/2026, 19:54

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi  se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy aksidente brenda pak orësh në të njëjtin lokacion në Peran të Podujevës

08/11/2026, 20:35

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda pak orësh në të njëjtin lokacion, në fshatin Peran të Podujevës. IndeksOnline ka siguruar...

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

“Dil në punë nëse guxon, të ruaj me kallash” – kërcënohet kryetari i Vitisë, arrestohet 45-vjeçari pas videove në TikTok

08/11/2026, 19:36

Kërcënime serioze ndaj kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, janë publikuar në rrjetin social TikTok, ku një person ka...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46
Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Plagosen me armë zjarri dy persona, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

10/11/2026, 19:54
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy aksidente brenda pak orësh në të njëjtin lokacion në Peran të Podujevës

08/11/2026, 20:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv