https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A po i kërkojnë Escobar dhe Lajçak diçka Kurtit për t’i hequr barrikadat në veri?

Policia del me komunikatë për situatën në Veri: Grupet kriminale po pengojnë lirinë e lëvizjes
ADVERTISEMENT

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të presë për heqjen e barrikadave në veri të vendit. Emisarët nga Washingtoni dhe Brukseli ishin dje në Kosovë dhe nuk e bënë të qartë nëse kjo pritje mund të përfundojë shpejt. Ata vetëm theksuan se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë dhe jo me buldozerë. A po i kërkohet Kurtit diçka në këmbim të lirimit të rrugëve në pjesën veriore?

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sot është dita e pestë prej kur veriu i Kosovës u barrikadua edhe një herë. Kryeministri Albin Kurti vazhdon ta presë KFOR-in që t’i heqë shpejt barrikadat e vendosura të shtunën në dy rrugët kryesore që çojnë për në dy pikat kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të martën pasdite u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak pas takimit tha barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike.

“Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”, tha Lajçak.

Ai tregoi se ka pasur një “diskutim të gjatë me Kurtin”.

“Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën nesër në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe shefin të EULEX-it sonte, për t’i parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojmë të gjejmë zgjidhjet e mundshme, sepse kjo gjë nuk është e mirë. Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”, tha Lajçak.

Escobar, ndërkaq, refuzon ta fajësojë dikë për barrikadat. Ai tha se më shumë dëshiron të flasë për rrugën përpara dhe që të gjithë të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Unë vërtet besoj se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vënë ato”, tha Escobar në një intervistë për REL.

Serbëve, Escobar tha se “duhet t’u ofrojmë një rrugë diplomatike për t’i adresuar ankesat – përmes kanaleve politike dhe përmes kanaleve diplomatike”.

Tutje ai pohoi se e ndan pjesërisht mendimin e Kurtit se barrikadat u vunë me ndikim të Beogradit, por tha se megjithatë, serbët në atë pjesë “i kanë disa ankesa që duhen dëgjuar”.

Escobar u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe tha se shpreson që serbët të kthehen në institucione.

“Sigurisht që shpresoj në këtë, dhe shpresoj që kur të arrijmë një zgjidhje, e cila shpresoj të ndodhë shpejt – homologu im Mirosllav Lajçak është sot këtu – do të shohim largimin e barrikadave dhe do të shohim një rrugë përpara për riintegrimin. I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i pranojë njerëzit që do të kthehen, ata që kanë të drejtë të kthehen, t’i lejojnë të kthehen. Dhe, më pas të lëvizim përpara në diskutimet për normalizim”, tha i dërguari amerikan.

Kryeministri Albin Kurti tha të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë që ta garantojë lëvizjen e lirë në veri. Ai tregoi se po e pret KFOR-in që t’i largojë barrikadat.

“Ne po presim. KFOR-i po kërkon pak kohë që shpejt ta kryejë këtë punë dhe ne po presim”, tha Kurti të dielën. Në të njëjtën konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Policia po koordinohet me KFOR-in dhe EULEX-in dhe se “shumë shpejtë do të mbërrijmë në situatën ku nuk do të ketë barrikada në këto dy rrugë nacionale”.
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit, tha se ato duhet të hiqen, para se të veprojë policia. Sipas tij, kjo bëhet duke u bashkërenduar me forcat e KFOR-it.

“Sigurisht që iu është dhënë afat dhe kohë që ato të hiqen para se të veprojë policia e Kosovës e cila duhet pastaj të hapë rrugën në mënyrë që të mundësohet liria e lëvizjes dhe i është dhënë hapësira KFOR-it në mënyrë që ata fillimisht të kryejnë këtë mision …” tha ai.
Misioni i NATO-s, KFOR-i, deri në publikimin e këtij teksti nuk u është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Express se a do të hiqen barrikadat dhe kur pritet të ndodhë kjo.

Kurtit i kërkohet ta nisë punën për Asociacionin

Të martën, i dërguari amerikan Gabriel Escobar, duke folur për çështjen e veriut, tha se duhet të jetë i qartë dhe më pas shtoi se “ne do ta kemi Asociacionin”. Deri në prill të vitit 2023, ai shpreson që të kenë nisur diskutimet për Asociacionin.

“Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, ka thënë Escobar.

Diplomati amerikan tha se serbët në veri “i kanë disa shqetësime legjitime” dhe theksoi se krijimi i Asociacionit është “gjëja më e rëndësishme” që SHBA-ja dëshiron ta shohë.

Duke nënvizuar se zbatimi i kësaj marrëveshjeje është obligim për Kosovën e Serbinë dhe angazhim për SHBA-në, Escobar theksoi edhe diçka me rëndësi.

“Tani, një politikan i vetëm në një parti të vetme politike nuk mund të largohet nga ky detyrim. Pra, ne do të punojmë për Asociacionin. Ky do të jetë kontributi ynë në procesin e dialogut”, tha ai.

I pyetur se a duhet të formohet Asociacioni para marrëveshjes Kosovë-Serbi, Escobar tha se për këtë çështje “duhet të punohet menjëherë”.

“Duhet të jetë në agjendë për diskutimin e radhës. Ne duhet të mendojmë se si ta përdorim atë për të krijuar besim në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit minoritar, në kuadër të strukturës kushtetuese të Kosovës dhe plotësisht sipas ligjeve të Kosovës”, tha Escobar.

Ai nuk e ndan shqetësimin e njëjtë me kryeministrin Albin Kurti se Asociacioni do të mund të ishte një “shtet brenda shtetit” si në rastin e Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë.

Post Views: 196

Poste të ngjashme

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

01/07/2025, 16:44

Sot nga qeveria është njoftuar se kryeministri në detyrë do të vë gurthemelet e dy urave që u paralajmëruan të...

Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

01/07/2025, 14:23

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është “i papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, pas komenteve...

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

01/07/2025, 12:31

Art Morina, një i ri i nga Gjilani, është bërë studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e...

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

01/07/2025, 12:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të aktivizohet serish për zgjidhjen e ngërçit politik. Shefja e shteti nesër do të...

Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

01/07/2025, 12:15

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë kufitare ka parandaluar një rast të tentimit për të futur mallra të padeklaruara...

Lajmi i fundit

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro

01/07/2025, 16:44
Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

Mustafa: Albin Kurti është ‘fëmijë ngucakeq’

01/07/2025, 14:23
I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

I riu nga Gjilani bëhet studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

01/07/2025, 12:31
“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon veç e veç

01/07/2025, 12:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv