https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?

A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike.

Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë më 9 shkurt se, së shpejti, do të thirret një takim mes Kurtit e Vuçiqit për të diskutuar planin evropian për raportet e ardhshme Kosovë-Serbi.

Po atë ditë, Vuçiq ka thënë se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për Qeverinë e Kosovës, kjo është “përpjekje e Serbisë për t’iu shmangur diskutimeve për planin evropian”.

Në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, nga Qeveria thanë se presin që takimet e radhës në Bruksel, kurdo që të mbahen, “të jenë mundësi e mirë për të adresuar çështje në kuadër të propozimit evropian”.

Ata thanë se janë të gatshëm për “takime të nivelit të lartë politik, me agjendë të qartë paraprake” dhe me qëllim të diskutimeve “për marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti ka thënë më herët se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është prioritet për të, ndonëse, më 2 shkurt, ka paraqitur disa kushte për formimin e tij.

Sipas një burimi të BE-së, qëndrimet kushtëzuese të Prishtinës dhe Beogradit “krijojnë pengesën më të madhe për caktimin e datës së takimit” në Bruksel.

“Mbajtja e rundit të ardhshëm të bisedimeve varet nëse liderët nga Prishtina dhe Beogradi pajtohen për datën e agjendës së parë”, ka thënë ky burim për Radion Evropa e Lirë, por pa ofruar detaje të tjera.

Paçarizi: Deklaratat për konsum të brendshëm

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se deklaratat e Kurtit dhe Vuçiqit i shërbejnë vetëm publikut të tyre.

ADVERTISEMENT

“Këto deklarata po vazhdojnë të sillen në opinion sa për t’i përforcuar, jo pozitat negociuese të dy kryenegociatorëve, por pozitat e brendshme në vendet respektive”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, palët kanë punuar tashmë në propozimin që u ka ofruar BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Propozimi “është tashmë thuajse krejtësisht i dakorduar”, thotë Paçarizi.

BE-ja i ka ofruar Kosovës dhe Serbisë një propozim për normalizimin e marrëdhënieve në fund të verës, i cili është përditësuar pastaj në muajin dhjetor.

Përmbajtja e tij nuk është bërë publike, por është konsideruar nga zyrtarët evropianë si rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kurti e ka pranuar këtë propozim, ndërsa Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të punojë në zbatimin e tij.

Gogiq: Propozimi evropian, i papranueshëm për palët

Por, sipas politologut Ognjen Gogiq nga Mitrovica e Veriut, deklaratat kushtëzuese të Kurtit dhe Vuçiqit janë në funksion të përforcimit të pozicioneve të tyre negociuese, por edhe përgatitje e terrenit që ta fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen e bisedimeve.

Gogiq thotë se Kurti dhe Vuçiq, do ta shfrytëzojnë çështjen e Asociacionit për ta shmangur propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë mendoj se ata do të jenë të interesuar që të shkojnë në Bruksel, për ta bërë pikërisht këtë. Pra, të thonë se bisedimet nuk sollën rezultat për fajin e tjetrit. Unë konsideroj se ky propozim evropian nuk është i pranueshëm as për Beogradin dhe as për Prishtinën. Për Beogradin nuk është i pranueshëm për shkak se – sipas mendimit të Beogradit – ai i jep shumë [palës së Kosovës], ndërsa për Prishtinën është i papranueshëm për shkak se për të ofron pak. Kështu që të dy [Kurti dhe Vuçiq] do të kërkojnë mënyra që bisedimet të pengohen”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Përpëlitje deri sa të vijë momenti”

Paçarizi thotë se mospajtimet e deklaruara nga palët, lidhur me çështjen e Asociacionit, nuk do të mund të shfrytëzohen si pretekst për të minuar një marrëveshje eventuale, që mund të dalë nga propozimi i Bashkimit Evropian.

Ai thotë se Kosova dhe Serbia nuk janë në pozitë që ta kundërshtojnë procesin në finalen e tij, sepse pala që do ta kundërshtojë, do të ndëshkohet nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

“Thjesht, do të përpëliten derisa të vijë momenti. Momenti do të vijë shpejt, sepse duhet pasur parasysh që marrëveshja apo plani evropian nuk mund të zbatohet pa e stabilizuar situatën në veri [të Kosovës]”, thotë Paçarizi.

“Kosova rrezikon të bjerë në kurthin e Serbisë”

Por, Gogiq thotë se ekzistojnë sinjale mjaft reale se propozimi i Bashkimit Evropian dhe diskutimi i palëve për të, mund të dështojnë.

Sipas tij, Beogradi, pikërisht përmes çështjes së Asociacionit, do ta bëjë Prishtinën të duket fajtore në sytë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se Beogradi tashmë ka arritur që për kushtin e tij, që Asociacioni të formohet para bisedimeve për propozimin evropian, ta ketë mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, të cilat po i bëjnë trysni Kosovës në këtë drejtim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Unë konsideroj se të gjithëve do t’iu kalojë pa diktuar obstruksioni i Beogradit, i cili, asgjë më pak se Prishtina, nuk e dëshiron formimin e Asociacionit. Pra, Beogradi fare nuk e dëshiron formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Edhe nëse kryeministri Kurti do të bënte lëshime dhe do ta ndryshonte pak qëndrimin e tij, Beogradi nuk do të kënaqej me këtë. Serbët nga Kosova dhe Beogradi do të thoshin se kjo nuk është ajo që duan… Në këtë pikë do të ndërpriteshin bisedimet”, thotë Gogiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tash e disa muaj është përballur me presionin e rritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky asociacion është pjesë e një marrëveshjeje që Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë.

Kurti, vazhdimisht, ka theksuar se Asociacioni njëetnik nuk mund të formohet dhe një prej kushteve të tij është që ai “duhet ta ndërrojë emrin” dhe “të mos bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv”.

Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive. /REL

Poste të ngjashme

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës i kundërpërgjigjet kryeshefit të KRM “Pastrimi”: Dështimin po mundohet t’ia bartë Komunës

05/08/2026, 16:45

  Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeshefit ekzekutiv të KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica, duke i cilësuar ato...

Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

05/08/2026, 11:04

    Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës shpalli gjendjen emergjente për shkak të gjendjes së...

AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

05/08/2026, 10:40

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të...

Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

05/08/2026, 10:33

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Gjermani ku është i përfshirë një autobus nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur në rrugën...

Takim mirënjohës me trajnerët e karatesë, vlerësohet kontributi i tyre ndër vite

Takim mirënjohës me trajnerët e karatesë, vlerësohet kontributi i tyre ndër vite

04/08/2026, 20:16

  U mbajt takimi “Takimi me Karateistët 2026”, ku u shpreh mirënjohje e veçantë për të gjithë trajnerët e karatesë...

Lajmi i fundit

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës i kundërpërgjigjet kryeshefit të KRM “Pastrimi”: Dështimin po mundohet t’ia bartë Komunës

05/08/2026, 16:45
Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

05/08/2026, 11:04
AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

05/08/2026, 10:40
Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

05/08/2026, 10:33
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv