Këtë 28 nëntor krerët e institucioneve në Kosovë e Shqipëri janë bërë bashkë.
Në një fotografi të publikuar nga Ilir Kërçeli, shef i stafit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, shihet se në drekë kanë qenë bashkë kryekuvendarët, kryeministrat dhe presidentët e dy vendeve.
Pra, në fotografi shihet që në një tavolinë janë ulur bashkë Osmani e Rama, ndonëse nuk jan afër njëri- tjetrit, të cilët nuk është se kanë pasur raporte shumë të mira mes vete.
“Gëzuar 28 Nëntori!”, ka shkruar ai, derisa i ka bërë ‘tag’ pjesëmarrësit – Lindita Nikolla, Glauk konjufca, Edi Rama, Albin Kurti, Bajram Begaj, Vjosa Osmani.