https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova po përballet me njërën prej krizave më të thella politike prej shpalljes së pavarësisë – pa Kuvend të konstituuar, pa Qeveri me kompetenca të plota ekzekutive. Situata është përshkallëzuar me zhvillimet e reja në Gjykatën Kushtetuese.

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit me seli në Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtetësinë, edhe rendin kushtetues të Kosovës.

“E thënë troç, vullneti popullor dhe interesat madhore shtetërore po rrezikojnë të bëhen kurban i egove të papjekura dhe ambicieve dritëshkurtra politike. Populli i Kosovës, as nuk e meriton, as duhet ta pranojë këtë ndëshkim”, ka thënë Shtuni në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Ai i ka bërë këto komente pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstitutim të Kuvendit.

Presidentja e ka arsyetuar vendimin duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb, Radomir Llaban si raportues në shqyrtim të lëndës, është vendim shqetësues dhe i rrezikshëm.

Pas deklaratës së Osmanit se Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, në publik kanë nisur të qarkullojnë ide se Prokuroria mund të ndërhyjë pas këtyre pretendimeve, apo Llaban mund të shkarkohet, çka do ta vinte në pikëpyetje funksionalitetin e gjykatës, dhe kështu do të rriteshin edhe më tepër paqartësitë për hapat e radhës drejt zgjidhjes së krizës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se i trajton kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, dhe ka rikujtuar që gjyqtari Llaban është emëruar në vitin 2018, pasi u ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi dhe dekretimin nga presidenti i atëhershëm.

A po rrënohet karakteri multietnik i Kosovës?

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndonëse rasti i gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese “duket kredibil, sa i përket të kaluarës së tij dhe brengave për karakter të dyshimtë jokredibil në atë rol”, nëse shikohet pamja në përgjithësi dhe rrethanat në veri, po krijohet ideja që ndarja e pushteteve me karakter etnik në Kosovë nuk po funksionon.

“Çështja e tërheqjes së kërkesës nga Kushtetuesja po e thellon tutje këtë narracionin që karakteri multietnik i Kosovës është duke u rrënuar”.

Multietniciteti në Kosovë është njëri prej aspekteve që faktori ndërkombëtar e mbron me çdo çmim dhe bën thirrje të vazhdueshme që shumica shqiptare t’i integrojë pakicat në të gjitha nivelet, siç iu takon me Kushtetutë. Kërkesë të ngjashme pati më 6 gusht edhe i dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mirëpo, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë mediave po atë ditë se çdo veprim është në funksion të integrimit të serbëve.

“Kryetarët shqiptarë në katër komunat në veri i kanë nënkryetarët serbë dhe kanë drejtorë serbë. Unë kërkova që të ketë një mirënjohje më të madhe për shtetin e Kosovës, sepse nuk ka asnjë incident mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre serbë në veri”.

Pasojat e situatës së krijuar?

Kosova vazhdon të mos ketë Kuvend të konsituuar pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe partitë nuk sinjalizojnë se janë të gatshme për kompromis. Në mungesë të një Kuvendi aktiv, plot ligje e marrëveshje ndërkombëtare në vlera milionëshe kanë mbetur në vendnumëro.

Visoka i përmend dy rreziqe të tjera të mëdha nga situata e krijuar.

E para është që mund të ketë kushtëzime dhe imponime të reja ndaj Kosovës, të cilat më parë nuk kanë qenë reale.

Sipas tij, ndonëse Kosova nuk e njeh rendin e rezolutës 1244, sipas pikëpamjes së Kombeve të Bashkuara, ajo rezolutë është funksionale, prandaj mund të ketë përpjekje edhe të mekanizmave tjerë që të përzihen më shumë në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk po aludoj që do të ketë humbje të shtetësisë së Kosovës, ose rivendosje të Kosovës nën administrim ndërkombëtar, por nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë presion diplomatik ose veprime që mund ta thellojnë tutje krizën, jo vetëm mes partive, por mes Kosovës si shtet dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

Sipas Shtunit, përgjegjësia për gjetjen e zgjidhjes është e klasës politike në Kosovë dhe ajo nuk mund të delegohet.

“Sinqerisht shpresoj shumë se politika në Kosovë do të dijë t’i tejkalojë, si përçarjet dhe armiqësitë e tepruara mes veti, ashtu edhe varësinë e zgjidhjeve në zarf nga jashtë. Ky është testi i vërtetë i pjekurisë shtetërore dhe i konsolidimit të sovranitetit”, ka thënë Shtuni.

ADVERTISEMENT

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka thënë pas takimeve me liderë politikë të Kosovës se ata kanë fituar vota për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet shteti, andaj duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin e dhënë nga populli.

Aspekti i dytë, sipas profesorit Visoka, është që ky kaos i konvenon Serbisë, që të lobojë kundër shtetësisë së Kosovës, të cilën nuk e njeh.

Edhe Shtuni beson se nga kjo situatë përfitojnë shtetet jomike për ta portretizuar Kosovën si shtet i dështuar.

“Populli ka një shprehje të urtë që thotë: Më mire të daltë syri se sa nami. Këtu kam frikë se po dalin të dyja, edhe imazhi i vendit po cenohet edhe interesat madhore po dëmtohen. Pse? Sepse besimi i partnerëve strategjikë të një Kosove të aftë për të qenë e zonja e vetes, dhe një partnere e besueshme, e fortë, dhe e qëndrueshme, po zbehet ndjeshëm”.

Si do të duhej të zgjidhej kriza?

Shtuni beson se përgjegjësitë e paralizës politike janë proporcionale me rezultatet e 9 shkurtit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Votat janë përgjegjësi, ndaj përgjegjësinë kryesore për gjetjen e kompromisit e ka partia që ka dalë e para. Fakti se votuesit nuk i dhanë asnjë partie mandat për të qeverisur vetëm, çon në përfundimin logjik se ata votuan për ndryshim, pra për një qeverisje koalicioni, që në thelb është qeveri kompromisi”.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Visoka beson se nëse një parti do të bënte tani lëshime, ajo do të fitonte simpati më të madhe në publik.

“Do të merrte përkrahje politike për atë veprim që do ta quaja fisnik për të kaluar këtë krizë”.

Ai porosit që pas kthimit të situatës në normalitet, duhet të mendohet në rrafshin afatgjatë se si të bëhen ndryshime kushtetuese, ligjore dhe rregullative që të mos ketë përsëritje të një ngërçi të tillë politik./REL/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv