https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AAK kërkon debat parlamentar për tri vjetët e Qeverisë Kurti

Tahiri: Marrëveshja i hap rrugë Kosovës në arenën ndërkombëtare, Kurti ka bërë eksperimente në dialog
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar në lidhje me trevjetorin e Qeverisë Kurti 2.

“Është tepër e rëndësishme të trajtohet sa më shpejtë kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hy në vitin e 4-të dhe jemi në një vit zgjedhor. Kosova është duke stagnuar në ekonomi, mirëqenie, punësim e drejtësi …”- ka thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tahiri ka bërë të ditur se përmes mocionit kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Kurti.

Sipas tij, fakti që Kurti ka folur për zgjedhje i bie që ai është dorëzuar.

Deputeti Tahiri ka interpretuar edhe mënyrat se si mund të largohet kryeministri.

“Janë tri mënyra se si një kryeministër mund të largohet: dorëheqja, kur të votohet një Mocion mosbesimi dhe e treta kur shpëndahet Kuvendi. Ne, qe një vit e gjysmë kemi kërkuar që të shkarkohet Kurti përmes një Mocioni të mosbesimit, por kjo gjë nuk është arrit. Së fundmi është pa që Kurti është dorëzuar, prandaj ai duhet të dorëhiqet. Mos t’ja lë fajin e opozitës”- u shpreh Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë të mbajtur më 25.03.2024.

ADVERTISEMENT

Ai i ka përmendur edhe disa nga sfidat me të cilat pretendon se po përballen qytetarët e Kosovës.

“Ne si AAK kemi kërkuar shkarkimin e tij. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin, por ky viktimizim nuk kalon. Ballafaqimi i parë me Kurtin do të jetë për tri vjet qeverisje. Ke problem me rezervën shtetërore, ke problem me energji, mbi 200 milionë euro tenderë njëburimorë, e nuk po flasim për nepotizëm”- ka thënë Tahiri.

Oferta e kryeministrit Albin Kurti për partitë opozitare se “bashkë mund t’i bëjnë numrat për ta shpërndarë Kuvendin”, ka rikthyer debatin për zgjedhje të parakohshme në vend.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tahiri ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë mocionin e iniciuar kohë më parë nga AAK-ja për shkarkimin e Kurtit.

Ai ka thënë se në këtë proces janë të mirëseardhura edhe votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.//Kallxo.com

Poste të ngjashme

Varrimi i babait të Albulena Haxhiu bëhet sot në Lupç të Podujevës

Varrimi i babait të Albulena Haxhiu bëhet sot në Lupç të Podujevës

11/04/2026, 8:30

U.D presidentja dhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj, duke bërë të ditur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E qëlloi në barnatore, më pas qëlloi veten – i dyshuari ndërron jetë në QKUK

11/04/2026, 8:22

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një person ka plagosur...

“Votojmë për, votojmë për”, kapen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

“Votojmë për, votojmë për”, kapen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

10/04/2026, 13:03

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja. Megjithatë, përfaqësuesit...

E RËNDË/ Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vr*në një person për të marrë hakun e…

E RËNDË/ Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vr*në një person për të marrë hakun e…

09/04/2026, 18:18

Dy vëllezërit nga Lushnja, Artur dhe Arben Mëhilli, të shpallur në kërkim prej më shumë se dy dekadash, janë rikthyer...

Vetaksident në Bardhosh, momenti kur pasagjerët dalin nga vetura

Vetaksident në Bardhosh, momenti kur pasagjerët dalin nga vetura

09/04/2026, 18:07

Një vetaksident sapo ka ndodhur në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Bardhosh. Në disa pamje të siguruara nga IndeksOnline...

Lajmi i fundit

Varrimi i babait të Albulena Haxhiu bëhet sot në Lupç të Podujevës

Varrimi i babait të Albulena Haxhiu bëhet sot në Lupç të Podujevës

11/04/2026, 8:30
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E qëlloi në barnatore, më pas qëlloi veten – i dyshuari ndërron jetë në QKUK

11/04/2026, 8:22
“Votojmë për, votojmë për”, kapen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

“Votojmë për, votojmë për”, kapen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

10/04/2026, 13:03
E RËNDË/ Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vr*në një person për të marrë hakun e…

E RËNDË/ Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vr*në një person për të marrë hakun e…

09/04/2026, 18:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv