Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se në orët e fundit janë vërejtur defilime të disa personave me funksione shtetërore në disa qytetet.
“Në orët e fundit kemi vërejtur një defilim të zyrtarëve që kanë funksione shtetërore e të cilët kanë kaluar qytete të ndryshme dhe që me një formë apo tjetër kanë ndikim”, ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se në përgjithësi, mbarëvajtja e procesit zgjedhor ka kaluar mirë, “pa ndonjë ekses të theksuar”.







