https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku: Dua të thyej mendësinë e shkuar, të aferave korruptive që bizneset i shohin si partnerë aksionesh

Abdixhiku: Dua të thyej mendësinë e shkuar, të aferave korruptive që bizneset i shohin si partnerë aksionesh
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është takuar të premten me 150 bizneset më të mëdha të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se rreth 80 për qind e kontribuuesve të ekonomisë së Kosovës ka qenë në takim me të.

Ai u ka premtuar 5 miliardë euro investime në katër vjet mandat.

“Jam i bindur, se teksa ne takohemi këtu, në moçalin e madh të pështymave të pushtetit, atë që çdo mëngjes na ushqen me vrer e urrejtje, do të ngritën zërat se si një politikan, takon biznese, takon oligarkë, takon hajdutë e mashtrues”, ka thënë Abdixhiku.

“Dhe në gjithë këtë errësirë të portretizuar të tyre, ushqejnë masat me urrejtje, me mllef e me kundërshti, ndaj secilën iniciative që ëndërron të krijojë diçka. Mos i merrni për budallenjë; jetërat e tyre, të familjeve të tyre, standardi i tyre, i pushimeve të tyre është shumë më i mirë e shumë më i lartë se i shumicës së bizneseve në vend”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryeministër.

“Jo se mërzitemi për ta, por dua ta thejë këtë mendësi haptas që tani, që në këtë fushatë! Po, unë do të takojë biznese! Po, unë do të punojë me biznese! Po, unë do të ndërtojë Kosovën me biznese”, ka thënë ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas tij, me njerëz të ndershëm, punëtorë, inovativ e kreativ – ata që ëndërrojnë vërtetë për një Kosovë që lundron në nivele krejt të tjera të zhvillimit ekonomik.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Dua ta thyej dhe mendësinë e shkuar, të aferave korruptive, që në biznese shohin partnerë jo zhvillimorë, por partnerë akcionesh. Nuk ju shohin juve si mundësi zhvillimi, por aksionet tua si e drejtë përfitimi”, ka shkruar Abdixhiku.

“Si ekonomist me profesion kuptoj gjithë sfidat tuaja. Si politikan me detyrë, kam obligim të shtroj rrugën e djathtë të Kosovës. Por si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam një mision më të madh se këto të dyja; atë të ndërtimit të një rruge të re për Republikën e Kosovës, një që ngjason vendin tonë me vendet normale të familjes evropiane”, ka shkruar ai.

“Ne kemi tjetër ambicie! Unë besoj programin tonë ambicioz. Kam ndërtuar dhe ekip që do ta zbatojë këtë program”, ka thënë ai.

“Dhe jam i bindur, i bindur siç bindeni secili prej jush që mundi i juaj i madh do të ketë sukses, se ky program i yni, me të gjithë angazhimin tonë pas shkurtit, do të transformojë rrënjësisht Kosovën në një vend që duhet ta kemi patjetër. Sepse, jam i lodhur që të jemi të fundit në Evropë”.

“Jam i lodhur që të durojmë pozicionin tonë prej të fundit, në një kohë kur regjioni ynë ecë me hapa të jashtëzakonshëm, Evropa zhvillohet me tjetër vizion, e ne ngecemi në përballje të brendshme, të urrejtjes, ndarjes dhe propagandës! Si vend me vetëm 11 mijë metra katrorë, e me vetëm 1.6 milion banorë; prej të cilëve 600 mijë fëmijë, do të duhej të ishim në fluturim! Të ishim model, shembull të zhvillimit, progresit e vet jetës së mirë! Prandaj kohë s’kemi për të humbur më! Kohë s’do të humbim më! Duam të investojmë fort, dhe atë shpejtë”.

Poste të ngjashme

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

Lajmi i fundit

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv