Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritu në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ai është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.
“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.
Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill ta zgjedhin presidentin e ri të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave.







