Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga Peja u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen LDK’së.
“Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë. Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se e ka për obligim që të zgjasë dorën e përbashkimit.
“Ky Turne i Ndryshimit, është jo vetëm manifestim i fuqisë sonë elektorale, por ështëthirrje e afrimit e përbashkimit me secilin qytetarë të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, njerëzit në vend janë lodhur duke i pritur “mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë dhe janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë”, por s’japin asnjë rezultat.
Abdixhiku tha se kësaj lodhjeje të tyre, LDK i përgjigjet me thirrjen për ndryshim.
“Thirrje për ndryshim të madh politik në vend! Thirrje për Rrugën e Re! Bëhu Ndryshimi – është ftesë, është thirrje, është kushtrim, për secilin në Kosovë”, tha Abdixhiku.