Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar mesazhet e fundit ku Elbert Krasniqi e njoftonte një person me emrin A.K, për katër vota nga Lista Serbe.
Ai tha se ata që kërkojnë vota në këtë formë, nuk duhet të flasin për koordinime.
“Sa për akuza të tjera, po i shini që janë pjesë e mendësisë polarizuese, ata që komunikojnë me mesazhe për bërjen e votave nga Lista Serbe për qeverinë e ardhshme, më së paku duhet të flasin për koordinime të tilla”, tha Abdixhiku.