https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku: Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kurtit

Abdixhiku: Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Abdixhiku ka shkruar se i ka kërkuar sqarime Lajçakut në lidhje me preambulën, nenin 7 dhe nenin 10 të marrëveshjes.

Ai ka theksuar se LDK-ja e përkrahë dialogun, si dhe mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

Tutuje Abdixhiku ka shtuar se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa njohje reciproke. E sipas tij, çdo marrëveshje pa njohje bie në përgjegjësi të Kryeministrit Kurti.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Sot, pritëm ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak. Me të biseduam për ecurinë e procesit dialogues, me theks të veçantë për propozimin evropian në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi.

LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

ADVERTISEMENT

LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës.

Në takim, z.Lajcak i kërkova sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme.”

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë që të nis mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për numërimin e...

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24

  Valbona Ibishi-Azemi emërohet Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Valbona Ibishi – Azemin drejtoreshë në Drejtorinë për...

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34
Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

03/02/2026, 9:29
Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Kjo është drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë

03/02/2026, 9:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv