https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku i ashpër me Kurtin: Qeveria të kërkojë ndihmë, tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë

Abdixhiku: Mërgata jonë është shtyllë historike për Kosovën

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një status mjaft të ashpër në Facebook me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe qeverisë që ai drejton. Këto kritika i bëhen në veçanti ndaj zhvillimeve në veri të vendit, e të cilat duket se janë jashtë kontrollit të Ekzekutivit.

Abdixhiku pretendon se kryeministri Kurti “tashmë ka rënë në kurthin e Serbisë.” Për ta mbështetur këtë pretendim, ai përmend dy fakte: “ai as s’mund të krijojë stabilitet e as të ushtrojë sovranitet në veri.”

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Abdixhiku edhe në Kuvend të Kosovës i kishte kërkuar kryeministrit Kurti “planin” apo “strategjinë” për të ballafaquar gjendjen në veri, dhe një gjë të tillë ai ia kërkoi sërish.

Qindra zyrtarë serbë janë larguar nga institucione të ndryshme të Kosovës duke krijuar një vakum të madh institucional, por edhe në fushën e sigurisë. Kjo duket se nuk është situatë shqetësuese e prioritare për Qeverinë Kurti, çka ka provokuar këtë reagim të ashpër nga ana e liderit të partisë së tretë më të madhe parlamentare në Kosovë.

Fjalimet e kota e populliste nga foltoret në Prishtinë sot humbasin përbrenda thatësisë. Sot humbasin dhe zërat që i kërkonin Kosovës t’i shpërfaqë sovranitetin aleatëve tanë, tek po të njëjtit aleatë që thirremi sot për ndihmë kur bandat kriminale të Serbisë e Rusisë veprojnë në territorin tonë lirshëm e pa pengim.” – u shpreh z. Abdixhiku në këtë postim.

Kryetari i LDK-së në këtë pikë flet për zmbrapsjen e Kurtit në raport me zgjedhjet që parashihej të mbaheshin më 18 dhjetor në katër komunat me shumicë serbe por po ashtu edhe në raport me targat ilegale. Për të dyja këto çështje, Qeveria Kurti II ishte tërhequr pasi paraprakisht kishte pasur fjalë të mëdha që nuk linin derë për tërheqje.

Por, Abdixhiku shkon edhe më larg në këtë adresim para qytetarëve përmes llogarisë së tij në këtë rrjet social.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

A është servilitet të ecësh përkrah aleatëve perëndimor të Kosovës? Sipas tij, natyrisht se jo.

“Ai (ecja me aleatë) shpërfaqet si servilitet vetëm përpara politikanëve të turmave e ideologëve anti-perëndim që për qëllim të hapur mbajnë rrënimin zhbërjen e Republikës së Kosovës.” – argumenton z. Abdixhiku.

Ai i ka sugjeruar Qeverisë Kurti II që të kërkojë ndihmë në mënyrë që të koordinojë hapat e saj për të kthyer rendin dhe ligjin në veri të Kosovës.

“Sjellja e vonuar, apo e pakoordinuar, është vazhdimësi e rënies në kurthin e Serbisë,” – përfundon Abdixhiku./nacionale

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv