Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për KPK-në.
Sipas tij, Haxhiu nuk mund të jetë bartëse e Ministrisë së Drejtësisë, prandaj thotë se dorëheqja si akt moral do të ishte e domosdoshme.
Reagimi i tij i plotë:
Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është interpretimi i Gjykatës më të lartë në vend – cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik.
Këta kaq dinë, por megjithatë duan më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.
Kosova meriton më mirë.