https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku: LDK mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, pa diskutim del partia e parë në këto zgjedhje

Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin, s’jap dorëheqje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar kandidatët e partisë për angazhimin dhe dinjitetin e treguar gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka vlerësuar fitoren e disa prej tyre në raundin e parë dhe ka inkurajuar të tjerët që garojnë në balotazh.

Abdixhiku theksoi se LDK del partia e parë në nivel vendi me mbi 180 mijë vota për kuvende komunale.

Postimi i plotë:

Të dashur kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sot dua t’ju drejtohem me mirënjohjen më të thellë për punën, përkushtimin dhe dinjitetin që keni treguar në këtë fushatë. Secili prej jush ka qenë zëri, fytyra dhe energjia e LDK-së në çdo qytet, lagje e fshat të Kosovës. Keni qëndruar me dinjitet, me argument, me kulturë e me dashuri për vendin; siç i ka hije shtëpisë së demokracisë.

Sot, disa e festojnë fitoren. Imriu, Iliri e Ruzhdiu festojnë me raund të parë. Festojmë për ta të gjithë. E merituat me punë, me durim e me besim. Urime për çdo sukses që e keni ndarë me qytetarët tuaj, për çdo fitore që është fitore e përbashkët e LDK-së dhe e gjithë Kosovës.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deri më sot keni qenë kandidat vetëm të LDK-së, nga sot e tutje jeni kryetarë të të gjithëve pa dallim. Silluni si të tillë.

Disa të tjerë, 9 sosh, i kemi në garë për një raund të ri. Le te fitojmë! Te tjerët ndërsa, që nuk e morën rezultatin që e merituan; kokën lartë. Mos e merrni si humbje, meqë gara nuk ështe e tillë. Është përvojë, është themel për fitoret e ardhshme, është dëshmi se LDK ka njerëz të guximshëm që nuk dorëzohen kurrë. Politika është garë e gjatë, maratonë. Dhe ne, si LDK, kemi dëshmuar se dimë të fitojmë, por edhe dimë të qëndrojmë me dinjitet kur na mungon një hap deri te fitorja.

Kokën lart të gjithë. Sepse LDK-ja sot është më e fortë, më e organizuar dhe më e lidhur me njerëzit se kurrë më parë. Ju jeni dëshmia e kësaj.

LDK ka sot mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, dhe pa diskutim del partia e parë nga këto zgjedhje lokale.

Rrugëtimi ynë vazhdon. Me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën besë dhe me të njëjtin qëllim. Ju faleminderit nga zemra për fushatën, për punën, për besimin.
Lumiri

Post Views: 108

Poste të ngjashme

Xhemajl Hasani: Kërkesa për shkollë të re në Gerdoc ende pa përgjigje nga Komuna e Podujevës

LAJMI I FUNDIT: Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë

13/10/2025, 13:33

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha pozitat dhe...

Numërohen 100% të votave, ky është rezultati mes Tahirit dhe Pecit

Numërohen 100% të votave, ky është rezultati mes Tahirit dhe Pecit

13/10/2025, 9:38

Zgjedhjet e 12 tetorit nuk arritën t’i shmangen balotazhit të partive politike, edhe Mitrovica pritet të shkojë në balotazh pasiqë...

Policia jep detaje rreth incidentit të djeshëm me armë

Policia jep detaje rreth incidentit të djeshëm me armë

13/10/2025, 8:38

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një incident të ndodhur dje pasdite në qytetin e Drenasit, ku pas...

Peja shkon në balotazh mes Gazmend Muhaxherit dhe Taulant Kelmendit

Peja shkon në balotazh mes Gazmend Muhaxherit dhe Taulant Kelmendit

13/10/2025, 7:08

Peja shkon në balotazh mes Gazmend Muhaxherit dhe Taulant Kelmendit *** Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar në mëngjesin e...

Ilir Ferati i LDK-së e siguron edhe një mandat

Ilir Ferati i LDK-së e siguron edhe një mandat

13/10/2025, 7:01

Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Ilir Ferati tashmë e ka siguruar edhe një mandat në krye të kësaj komune....

Lajmi i fundit

Xhemajl Hasani: Kërkesa për shkollë të re në Gerdoc ende pa përgjigje nga Komuna e Podujevës

LAJMI I FUNDIT: Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë

13/10/2025, 13:33
Abdixhiku: Marr përgjegjësinë për rezultatin, s’jap dorëheqje

Abdixhiku: LDK mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, pa diskutim del partia e parë në këto zgjedhje

13/10/2025, 10:33
Numërohen 100% të votave, ky është rezultati mes Tahirit dhe Pecit

Numërohen 100% të votave, ky është rezultati mes Tahirit dhe Pecit

13/10/2025, 9:38
Policia jep detaje rreth incidentit të djeshëm me armë

Policia jep detaje rreth incidentit të djeshëm me armë

13/10/2025, 8:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv