https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku në Podujevë: Llapi i LDK-së është ngritur në këmbë, më 12 tetor duam fitore

Abdixhiku në Podujevë: Llapi i LDK-së është ngritur në këmbë, më 12 tetor duam fitore
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në tubimin në Podujevë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, prezantoi kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni, raporton Ekonomia Online.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai tha se Llapi është ngritur në këmbë dhe se më 12 tetor LDK-ja kërkon fitore të plotë.

“U mblodhëm për të dhënë kushtrimin e qartë. Nga këtu, në Kosovë e anembanë: Llapi i LDK-së është ngritur në këmbë. Me 12 tetor, do fitore dhe asgjë më pak se kaq. Sot, prej këtij qyteti, po niset sërish një thirrje e madhe. Thirrja e Llapit për Kosovën. Thirrja e ndershmërisë ndaj mashtrimit, e punës ndaj propagandës, e vlerës ndaj arrogancës. Sot nisë fundi i arrogancës. Sot nisë fundi i propagandës. Sot nis fundi i mashtrimit. Sot Llapi kthehet në folenë e vet politike, në Lidhjen tonë Demokratike. Sepse Podujeva ka shtëpi. Ka shtëpi politike, ka shtëpi shpirtërore, ka shtëpi historike. Dhe ajo shtëpi është Lidhja Demokratike e Kosovës. Aty ku fjala mbahet, ku ndershmëria vlen, ku puna shihet, ku qytetari respektohet. Këtë e dinë të gjithë. E dinë kundërshtarët tanë. E dinë edhe ata që për vite kanë dashur të thonë se LDK është e mposhtur në Llap”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së kritikoi qeverisjen e fundit lokale dhe qendrore, duke e cilësuar si pesë vjet me propagandë, por pa projekte.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Podujevës të votojnë për ndershmërinë, punën dhe vlerat, që, sipas tij, përfaqëson LDK-ja.

“Dridhja e madhe sot, duhet të vijë si përgjigje ndaj atyre që për 5 vite ju morën gjithçka, e ju dhanë pak. Dhe kjo është e vërteta e hidhur; si në nivel qendror, ashtu dhe në atë lokal, Podujevës dhe Llapit nuk i kanë dal hak. Ua morën votat, ua premtuan rrugët e magjistralet, spitalet e shkollat; ngrohtoret, ujin e milionat. 5 vite shkuan plot, nuk ju dhanë asgjë. Shihni rreth e për qark. Pesë vite të plota me propagandë, por pa projekte. Pesë vite të plota me sharje e ofendime, por pa rezultate. Pesë vite të plota me premtime të thata, por pa zhvillime. Populistët ju premtuan gjithçka, por nuk u sollën asgjë. Ju premtuan investime, por ju sollën zhgënjime. Ju premtuan vende pune, por ju sollën papunësi. Ju premtuan mirëqenie, por ju sollën çmime të larta e paga të ulëta. Ju premtuan dinjitet, por ju sollën izolim e sanksione. Ju premtuan bashkim, por ju sollën përçarje. Dhe tani janë në panik! Janë në frikë e panik. Sepse populli i pa. Llapi i pa. Dhe Llapi nuk falë. Dhe prandaj, të dashur qytetarë, koha e tyre ka mbaruar. Podujeva nuk meriton propagandë. Podujeva nuk meriton fjalë. Podujeva nuk meriton mashtrime. Podujeva meriton punë. Podujeva meriton zhvillim. Podujeva meriton respekt. Podujeva meriton dinjitet. Dhe këtë dinjitet, këtë respekt, këtë zhvillim, këtë shpresë, ia sjell vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës. Ia sjell kandidati ynë, njeriu juaj, lideri juaj, Ekrem Hyseni!
Ekrem Hyseni është njeri i Podujevës. Është bir i këtij qyteti. Është njeri i ndershëm, i përkushtuar, i gatshëm për të marrë përgjegjësi. Ai nuk e sheh politikën si privilegj, por si shërbim. Ai nuk e sheh pushtetin si mundësi për përfitim, por si mundësi për të dhënë kontribut. Ai nuk premton gjëra të pamundura, por jep fjalën për gjëra të arritshme. Dhe fjalën e tij e mban. Ky është dallimi ynë me të tjerët. Ata flasin. Ne punojmë. Ata premtojnë. Ne realizojmë. Ata mashtrojnë. Ne mbajmë fjalën. Ata harrojnë. Ne kujtojmë. Ata shfrytëzojnë. Ne shërbejmë. Po fitojmë sepse ne nuk shajmë, ne nuk vjedhim, ne nuk godasim qytetarë, ne nuk tradhtojmë vlera, ne nuk përdorim goditjet e ulëta; ne jemi faqebardhë”, tha ai.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Abdixhiku përfundoi fjalimin, duke theksuar se fitorja e LDK-së në Podujevë do të jetë sinjali që Kosova po zgjohet për Kosovën që duam.

“Siç na mëson LDK-ja, ju përballim faqebardhë; siç na mëson LDK-ja; ju sfidojmë faqebardhë, siç na mëson LDK-ja, ju mundim faqebardhë. Dhe me Ekrem Hysenin në krye, Podujeva do të ketë kryetarin që e meriton. Do të ketë kryetarin që nuk fshihet në zyrë, por del mes qytetarëve. Do të ketë kryetarin që nuk e harron qytetin, por e ngre atë lartë në nivele që meriton. Do të ketë kryetarin që nuk ikën nga përgjegjësia, por e merr mbi vete secilën përgjegjësi. Dhe Ekremi nuk është vetëm. Përkrah tij, është lista e fortë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Podujevës. Një listë e mbushur me njerëz të ndershëm, me profesionistë, me qytetarë të përkushtuar që nuk hyjnë në politikë për privilegj, por për shërbim. Një ekip që është garancia e qeverisjes së mirë. Një ekip që është garancia e fitores. LDK nuk është vetëm një parti. LDK është mendësi. Është kulturë politike. Është mënyrë e të jetuarit në shtet. Ne jemi lidhja që ndërtuam institucionet, që ruajtëm demokracinë, që e mbajtëm Kosovën në krah të miqve të saj.
Ne jemi lidhja që nuk e kemi njollosur pushtetin me për karrierë, që nuk e kemi përdorur shtetin për hakmarrje, që nuk kemi shitur dinjitetin e vendit për interesa personale. Prandaj këto zgjedhje janë shumë më tepër se për një kryetar komune. 
Janë për drejtimin që do ta marrë vendi. 
Janë për ta ndalur rënien, për ta kthyer Kosovën në binarë. Fitorja e LDK-së në Podujevë është shumë më tepër se fitore lokale – është sinjali që Kosova po zgjohet. Është mesazhi që qytetaria po ngrihet, që politika po pastrohet, që shpresa po rikthehet. Kur të fitojë LDK në Llap, do të marrë frymë e lehtësuar gjithë Kosova. 
Sepse fitorja jonë nuk është për pushtet – është për shtet. Është për të rikthyer normalitetin, për të ndalur përçarjen, për t’i dhënë vendit drejtim, maturi dhe dinjitet.
Prandaj, më 12 tetor, çdo votë për LDK-në është votë për Kosovën që duam”, shtoi Abdixhiku.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv