Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka kërkuar që mos të krijohet figura e LDK-së si refuzuese në gjithçka.
Ai në Debat Plus të Dukagjinit tha se po respektojnë vullnetin e qytetarëve. E madje sipas tij pasi të kalon radha e të parit, LDK do të vendos a do të marrin një përgjegjësi për të qeverisur apo jo.
Mos e krijoni figurën e LDK-së, që duket një LDK që refuzon gjithçka, është e pakënaqur me secilin, dhe mbi të gjitha nuk ka zgjidhje se si duhet të dalim përpara. Sepse ky nuk është pozicioni ynë i tanishëm. Ne e respektojmë vullnetin qytetarë dhe besojmë që pasi të kalon radhe e të parit, do të vendosim a marrim një përgjegjësi të tillë apo jo. Atëherë mund të na gjykoni”, deklaroi Abdixhiku.
“Në asnjë moment nuk e kemi mbyllur derën për opozitën. Po e them edhe njëherë i takon të parit, preferojmë të qëndrojmë në opozitë, e respektojmë vullnetin qytetar, por Kosova ka nevojë për një qeveri stabile drejt së ardhmes. Nuk e përjashtoj mundësinë që pas dështimit, ne të ulemi edhe njëherë dhe të themi tani duhet të marrim inciativën për stabilitet institucional, por kjo është fazë që vjen pas dështimit të parë”, ka thënë Abdixhiku.