https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit me vendosmërinë e luftëtarit

Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit me vendosmërinë e luftëtarit
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Agim Ramadani, duke e cilësuar si një figurë që nuk mund të përkufizohet në një dimension të vetëm.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi se te Ramadani bashkëjetonin ndjeshmëria e artistit dhe vendosmëria e luftëtarit, duke e përshkruar si një personalitet që e përjetonte thellë lirinë dhe nuk pranonte të jetonte pa të.

“Në të bashkëjetonin dy botë që rrallë takohen: ndjeshmëria e artistit dhe vendosmëria e luftëtarit. Ai e ndiente jetën thellë, e përfytyronte lirinë si krijim, si dritë, si diçka që duhet të marrë formë dhe kur kjo formë iu mohua, ai nuk u tërhoq. U ngrit. Në të njëjtën dorë që dikur vizatonte dhe shkruante, erdhi një ditë edhe arma. Jo si zgjedhje e parë, por si domosdoshmëri. Sepse për një shpirt krijues, robëria nuk është vetëm mungesë lirie, është shkatërrim i vetë kuptimit të jetës. Dhe Agimi nuk ishte njeri që pranonte të jetonte pa kuptim”, thuhet në postimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

Abdixhiku, ndër tjerash shkroi se nofka e tij “Katanë”, pasqyronte natyrën e tij të prerë dhe të vendosur, ndërsa ka shtuar se Ramadani e pa kufirin si diçka që duhej zhdukur, jo vetëm kaluar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Katanë e thirrën. Dhe kjo nuk ishte rastësi. Ishte reflektim i një natyre të qartë, të prerë, të menduar. Një njeri që nuk vepronte në mjegull, por në bindje. Që nuk godiste nga zemërimi, por nga qartësia. Dhe në atë qartësi, ai e pa kufirin si diçka që duhej zhdukur, jo vetëm kaluar.Në zhdukje të kufirit ai ra”.

ADVERTISEMENT

“Sot, kur e kujtojmë, nuk e ndajmë dot në pjesë. Nuk është vetëm luftëtar, as vetëm artist. Është një i tërë, një jetë që dëshmon se liria fillon si ide, merr formë në shpirt dhe kur vjen koha, mbrohet me gjithçka. Dhe pikërisht për këtë, ai mbetet, jo vetëm në histori, por në vetë kuptimin që i japim lirisë”, shkroi i pari i LDK-së.

Poste të ngjashme

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

11/04/2026, 17:12

Deputet i PDK-së, Nait Hasani në Info Magazina në Klan Kosova, ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat...

“Dëgjoje si janë jehonat e lirisë”, gruaja e “Katanës” rrëfen momentet më emocionuese me të

“Dëgjoje si janë jehonat e lirisë”, gruaja e “Katanës” rrëfen momentet më emocionuese me të

11/04/2026, 17:04

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e luftëtarit dhe Heroit të Kosovës, Agim Ramadani. Në akademinë përkujtimore kushtuar tij, bashkëshortja,...

Bllokohet projekti 80 mijë eurosh për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Bllokohet projekti 80 mijë eurosh për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

11/04/2026, 16:13

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka njoftuar për anulimin e një aktiviteti të prokurimit publik që lidhet me projektin e...

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejës së Koshares

Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejës së Koshares

11/04/2026, 15:50

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Heroit të Kosovës,...

Koalicioni PDK–VV, vdekja e babait, paraburgimi, aktakuza, lufta-Intervista e plotë e Hashim Thaçit nga Haga

Koalicioni PDK–VV, vdekja e babait, paraburgimi, aktakuza, lufta-Intervista e plotë e Hashim Thaçit nga Haga

11/04/2026, 15:46

Në vijim është i gjithë artikulli (pa ndërhyrje) i intervistës së Hashim Thaçit, dhënë për mediumin gjerman, FAZ. Ish-presidenti i...

Lajmi i fundit

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

11/04/2026, 17:12
“Dëgjoje si janë jehonat e lirisë”, gruaja e “Katanës” rrëfen momentet më emocionuese me të

“Dëgjoje si janë jehonat e lirisë”, gruaja e “Katanës” rrëfen momentet më emocionuese me të

11/04/2026, 17:04
Bllokohet projekti 80 mijë eurosh për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Bllokohet projekti 80 mijë eurosh për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

11/04/2026, 16:13
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit me vendosmërinë e luftëtarit

Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit me vendosmërinë e luftëtarit

11/04/2026, 16:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv