Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përformancës së Dua Lipës mbrëmë në festivalin ‘Sunny Hill’.
Ai e ka cilësuar si spektakolare përformancën e këngëtares, duke shtuar se e njëjta ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota.
Abidixhiku ka falënderuar Dua Lipën për për artin, për zërin, për performancën, si dhe për dashurinë ndaj Kosovës.
Postimi:
Prishtina që DUA’m!
Prishtina përtej!
Dua Lipa, me një performancë spektakolare mbrëmë, ndriçoi natën e parë të Festivalit Sunny Hill. Dhe bashkë me të, ndriçoi gjithë zemrat e mijëra të rinjve nga Kosova dhe e gjithë bota që në Prishtinë u bënë një.
Sunny Hill nuk është vetëm një festival i zakonshëm tashmë – është një pasaportë kulturore për Kosovën që na sjell artistët më të mirë në botë, na vendos në hartën ndërkombëtare dhe na bashkon si asnjë ngjarje tjetër në Kosovë.
Dhe pikërisht kjo është Prishtina e Kosova që duam e ëndërrojmë. Përtej të zakonshmes. Përtej vetes.
Faleminderit, Dua Lipa – për artin, për zërin, për performancën, mbi të gjitha, faleminderit për dashurinë ndaj vendit tënd. Faleminderit, Sunny Hill – që një dritare bote e sjellni në Kosovë çdo vit.