Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish duke deklaruar se për partinë që ai udhëheqë të tjerët po hedhin helm.
Përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se për punët e brendshme do të ketë rend.
Abdixhiku ka thënë se janë të vetëdijshëm që kanë kundërshtar, të tillë që sipas tij fërkojnë duart e aktivizohen edhe për ngjarje periferike të partisë, porse për sukseset nuk kanë asnjë fjalë.
Por, shton se LDK-ja nuk bie në “detin e madh të parëndësisë së tyre”.
Reagimi i plotë:
‘Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim.’
Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë. Që fërkojnë duart e aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë.
Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë.
Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka. Kemi punë shumë më të mençura tani. Jemi në garë; aty na duhet secili angazhim i njerëzve të mrekullueshëm tanë.
Kemi nisur diçka të madhe.
Po e shohim që ju kemi pas.
Le të fitojmë tash!
Për helmin e madh ndaj Lidhjes, ndërsa, kundërshtarëve do t’iu bjerë të presin gjatë. Lidhja është e fortë. Po rritet. Veç me besim e bindje; me anëtarësinë e popullin pas; dhe mbi të gjitha pa interesa e pa kalkulime.
Kjo është pasuria më e madhe e jona.