Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mëngjesin e sotëm ka takuar punonjësit shëndetësorë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se mjekët ia kanë konfirmuar që sistemi shëndetësor është në pikë e thyerjes.
Lajmi në përditësim…
Postimi i plotë:
Pa penj, pa infuzione, pa dorëza!
Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve.
Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet.
Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj!
Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme.
Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!