Këtë mëngjes, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Ai ka thënë se me ta ka folur për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër.
“Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë. Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot”, ka thënë kreu i LDK-së.
Të tillët si këta që ka takuar sot, Abdixhiku ka thënë se meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë, ndërsa Kosova i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi.