Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar një takim të përbashkët me të propozuarën e këtij subjekti politik për president, Vjosa Osmani.
Ai përmes një video-mesazhi pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie tha se takimi do të zhvillohet nga ora 18:00.
“Nesër, Vjosa dhe unë, ju presim, nga ora 18:00 në AMC Hall, në tubimin e madh të bashkimit. Ejani. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendi, njofton Klankosova.tv.






