Nxënësi i klasës X/11, drejtimi Arkitekturë, Admir Jashari, ka arritur një sukses të veçantë duke u përzgjedhur në mesin e 30 veprave finaliste në konkursin kombëtar “Vizato Vijen”.
Ky rezultat është një dëshmi e punës cilësore që po zhvillohet në IAAP “Fan S. Noli” – Podujevë. Në ceremoninë e marrjes së çmimit, Admirin e shoqëroi zv.drejtoresha Selvije Hoxha.
Drejtoria e shkollës e përgëzon Admirin për këtë arritje të rëndësishme, duke i uruar suksese të mëtejshme, si dhe shpreh mirënjohje për mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre që mundëson rezultate të tilla.







