Podujevë, 13 nëntor 2024 – Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka reaguar ndaj lajmeve që qarkulluan së fundmi, të cilat pretendojnë se ai do të jetë kandidat në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 9 shkurt.
Në një deklaratë telefonike për TV Llapi, Veliu ka hedhur poshtë këto spekulime, duke i quajtur ato “rrenë të kulluar” dhe duke sqaruar se nuk ka asnjë marrëveshje me AAK-në për kandidim në listën e tyre.
Kujtojmë se ky lajm për aderimin e tij në AAK fillimisht u publikua për disa minuta në një gazetë të njohur kosovare, por më pas u fshi shpejt nga faqja e tyre. Përhapja e këtij lajmi për pak kohë krijoi konfuzion në opinionin publik dhe zgjoi diskutime mbi mundësinë e një aleance të mundshme mes Veliut dhe AAK-së, gjë që ai e mohoi kategorikisht./Tv Llapi