Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë në T7 se Agim Veliut duhet t’i jepet shansi që të garojë në listën e LDK-së për deputet.
“Unë mendoj që Agim Veliu ka një ndikim të rëndësishëm në LDK e Podujevës që mund t’i kontribuojë konsolidimit dhe rritjes së LDK-së në Podujevë, pa marrë parasysh që nuk është kryetar në atë degë”, ka thënë Mustafa.
E, GazetaDemos kontaktoi me Veliun ku e pyeti se a do jetë ai kandidat i kësaj partie për deputet të Kuvendit.
I njejti i tha “DEMOSIT” se kjo pyetje duhet ti drejtohet kryesisë së LDK-së dhe jo atij.
Tutje Veliu nuk tregoi se a është i gatshëm të pranjë të kandidojë për deputet nëse ia kërkon partia.






