https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Agon Maliqi: Me gjasë Kurti nuk do ta formojë shumicën, zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme

Agon Maliqi: Me gjasë Kurti nuk do ta formojë shumicën, zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme

Analisti politik Agon Maliqi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka komentuar afatin kushtetues që përfundon më 26 tetor, sipas të cilit kryeministri në detyrë Albin Kurti duhet ta paraqesë për votim në Kuvend përbërjen e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, në rast se mandatarit të parë nuk i miratohet qeveria, presidentja e vendit ka dhjetë ditë kohë për t’ia dhënë mandatin partisë së dytë – në këtë rast, PDK-së.

Megjithatë, Maliqi vlerëson se Kurti me shumë gjasë nuk do të arrijë ta sigurojë shumicën parlamentare, ndërsa skenari më i mundshëm është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Me shumë gjasë kryeministri në detyrë nuk do ta arrijë formimin e shumicës. Pastaj pritjet janë që presidentja t’ia jap mundësinë partisë së dytë, në këtë rast PDK-së, për ta ndërtuar një shumicë,” ka thënë Maliqi.

Ai shtoi se nuk shihet ndonjë vullnet politik as te kampi i ish-opozitës për të formuar një qeveri të përkohshme apo një koalicion jetëshkurtër deri në pranverë.

“Nuk duket që ka disponim për një qeveri apo koalicion jetëshkurtër deri në prill. Por ndoshta partitë e ish-opozitës mund të pajtohen për mënyrën e shpërbërjes së Kuvendit – me një qeveri teknike tranzitore që do të miratonte disa ligje bazë, si buxhetin, para se të shkojmë në zgjedhje,” ka theksuar ai.

Sipas Maliqit, opozita ka potencialin për të formuar një qeveri teknike, nëse arrin të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Besoj që mund t’i sigurojë numrat për një gjë të tillë, sepse nuk duken të gatshëm për të formuar koalicion. Madje, shoh përparësi që të formohet një qeveri teknike e përkohshme, në mënyrë që Kurti të mos jetë më kryeministër në detyrë gjatë kohës së zgjedhjeve,” ka thënë analisti.

ADVERTISEMENT

Ai vlerëson se Kurti i ka të mbyllura dyert me partitë e mëdha shqiptare dhe se çdo përpjekje e tij e fundit për të siguruar vota individuale do të ishte e paqëndrueshme.

“Besoj që mund të ketë ndonjë përpjekje të fundit për ‘kontrabandim’ të ndonjë deputeti, por edhe në këtë rast do të ishte një qeveri shumë afatshkurtër, që nuk do t’i kishte numrat për zgjedhjen e presidentit,” tha Maliqi.

Sipas tij, Kurti nuk përfiton shumë politikisht nga zvarritja e procesit, përveçse mund të fitojë pak kohë për të fragmentuar opozitën.

“Nuk mendoj se ai fiton në imazh nga vonesa. Krejt çka mund të ndikojë është që kjo blerje kohe mund t’i ndihmojë në përçarjen e opozitës dhe potencialisht të ndikojë në tkurrjen e AAK-së dhe Nismës nën prag,” theksoi ai.

Maliqi parashikon se zgjedhjet e parakohshme nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të madh në shpërndarjen e mandateve, përveç rastit kur ndonjë parti e vogël nuk e kalon pragun.

“Edhe pas zgjedhjeve, partitë do të detyrohen të arrijnë një lloj konsensusi, sepse skena politike është e ndarë në mënyrë që imponon bashkëpunim,” thotë Agon Maliqi.

Poste të ngjashme

Zemaj kërkon falje publike pas incidentit me një qytetar

Zemaj kërkon falje publike pas incidentit me një qytetar

24/10/2025, 16:15

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka kërkuar falje publike pas një incidenti me një qytetar gjatë një interviste për media...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident në Podujevë mes dy veturave, e përfshirë edhe një veturë e KEDS-it

24/10/2025, 14:48

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura,...

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për PZAP-në që lidhej me kërkesën për hetim të librave të votimit në Han të Elezit

24/10/2025, 14:40

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e parashtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me...

Kuvendi mblidhet të dielën, pritet propozimi i Qeverisë së re nga Kurti

Kuvendi mblidhet të dielën, pritet propozimi i Qeverisë së re nga Kurti

24/10/2025, 14:36

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të dielën në ora 10:00, ku pritet të votohet Qeveria e re e Republikës...

Deputeti i VV’së thotë se të dielën bëhet qeveria

Deputeti i VV’së thotë se të dielën bëhet qeveria

24/10/2025, 12:03

Deputeti i Vetëvendosjes nga Obiliqi, Halil Thaçi, tha se pret që Qeveria Kurti 3 të formohet më së largu të...

Lajmi i fundit

Zemaj kërkon falje publike pas incidentit me një qytetar

Zemaj kërkon falje publike pas incidentit me një qytetar

24/10/2025, 16:15
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident në Podujevë mes dy veturave, e përfshirë edhe një veturë e KEDS-it

24/10/2025, 14:48
Agon Maliqi: Me gjasë Kurti nuk do ta formojë shumicën, zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme

Agon Maliqi: Me gjasë Kurti nuk do ta formojë shumicën, zgjedhjet e parakohshme duken të pashmangshme

24/10/2025, 14:45

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për PZAP-në që lidhej me kërkesën për hetim të librave të votimit në Han të Elezit

24/10/2025, 14:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv