Aida Dërguti i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.
“Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta per vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. “Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë”, më tha.
PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 7 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj.
Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je’, shkroi Kelmendi.







