https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend duke thënë se bizneset e vendit po ikin jashtë Kosovës, dhe se ky trend, është i vazhdueshëm. Nga AKB është thënë edhe se, vetëm për në Shqipëri janë larguar 600 biznese.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
Sipas AKB investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak

‘‘Bizneset po investojnë jashtë – Kosova po humb brenda

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Sipas disa të dhënave , në vitit 2024 në Shqipëri iken rreth 600 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova. Investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerën rreth 450 milionë eurove nga viti 2020’’, thuhet në postim.

Tutje, nga AKB shprehet edhe se trendi në fjalë nënkupton pasoja direkte të kushteve për zhvillim të brendshëm të vendit.

‘‘Ky trend nuk përfaqëson vetëm rritjen e interesit për tregje të reja, por është edhe pasojë direkte e kushteve të pafavorshme për zhvillim të brendshëm në Kosovë. Bizneset kosovare largohen për shkak të: mungesës së përkrahjes institucionale, pasigurisë ligjore dhe procedurale, mungesës së stimujve ekonomikë për kapitalin vendor me politika të shtrejta dhe diskriminuese, dhe konkurrencës jo të barabartë në tregun vendor’’, vijohet më tej.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pos kësaj, AKB e ka vlerësuar këtë si alarm serioz për institucionet e Kosovës, dhe se njëjta, ka kërkuar hartim urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar.

‘‘AKB thekson se ky është një alarm serioz për institucionet e Kosovës. Në vend të mbrojtjes së kapitalit dhe të ndërmarrjeve vendore, politikat aktuale po i detyrojnë ato të kërkojnë mbijetesë jashtë vendit. Në këtë drejtim, AKB: Kërkon hartimin urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar, ku përfshihen institucionet publike, sektori privat dhe diaspora; Fton Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës të ndërmarrin reforma strukturore që mundësojnë ambient tërheqës për investime të brendshme; Paralajmëron për pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale që vijnë nga shpërndarja e kapitalit dhe rënia e besimit në ekonominë vendore. Kapitali është gjaku i ekonomisë – dhe Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur gjakun e saj afarist tha në fund kryetari I AKB-së z.Agim Shahini.’’, thuhet në postimin e AKB-së.

Poste të ngjashme

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 30.01.2026, do të kryhen punime...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth...

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ...

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht i vranët me riga shiu dhe temperatura deri në 9°C

30/01/2026, 7:54

Sot, moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona priten riga të dobëta shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Lajmi i fundit

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55
Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38
Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv