https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AKB: Iu ndërpre rryma 200 kompanive me mbi 10 mijë punëtorë, dëme shumëmilionëshe

AKB: Iu ndërpre rryma 200 kompanive me mbi 10 mijë punëtorë, dëme shumëmilionëshe

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur alarmin për krizën e energjisë që ka goditur bizneset në Kosovë, duke deklaruar se ndërprerja e dhunshme e energjisë elektrike ka lënë mbi 200 kompani me më shumë se 10 mijë punëtorë jashtë funksionit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se veprimet e KEDS-it, të shoqëruara edhe nga Policia e Kosovës, kanë shkaktuar humbje të mëdha ekonomike dhe dëme të pariparueshme për imazhin e vendit.

“Sot ju kemi thirrur për të ngritur një alarm publik të madh. Bizneset e Kosovës po përballen me një krizë të paprecedent. Në mënyrë të dhunshme, me asistimin e policisë së shtetit, KEDS ka ndërprerë energjinë elektrike për mbi 1,200 njehsorë elektrikë, që përfshijnë më shumë se 200 kompani, që kanë mbi 10 mijë punëtorë. Ky veprim ka ndaluar prodhimin, ka krijuar havari në ekonomi, ka shkaktuar stres të madh te punëtorët dhe menaxherët dhe ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës si vend i sigurt për investime si për investitorët vendorë, ashtu edhe për ata të huaj. Dëmet materiale janë shumë milionëshe”, tha Shahini.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai e cilësoi të papranueshme përfshirjen e Policisë së Kosovës në këtë proces, duke e konsideruar si shkelje të rëndë ligjore dhe abuzim me autoritetin.

“Është e papranueshme që një institucion i shtetit, Policia e Kosovës, të përdoret për të asistuar një kompani private kundër kompanive dhe bizneseve të tjera private, pa vendim gjykate. Kjo është një shkelje e rëndë ligjore, një abuzim me autoritetin dhe një goditje direkte ndaj sundimit të ligjit dhe të drejtave të bizneseve. Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron këtë si një goditje të rëndë dhe të padrejtë ndaj ekonomisë së vendit. Bizneset janë shtylla e zhvillimit, krijues të vendeve të punës dhe kontribues kryesorë në buxhetin e shtetit, ku vitin e kaluar përafërsisht mbi 2.5 miliardë euro kontribuan në buxhetin e shtetit,” u shpreh kryetari i AKB-së.

ADVERTISEMENT

Shahini kërkoi ndalimin e menjëhershëm të kësaj fushate ndaj bizneseve dhe hapjen e një dialogu të barabartë.

“Prandaj, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate kundër bizneseve. Të krijohet një dialog i hapur dhe i barabartë mes ZRRE-së, KEDS-it dhe komunitetit të biznesit bashkë me Qeverinë. Transparencë dhe respektim të ligjit në trajtimin e furnizimeve me energji elektrike. Aktualisht Kosova ka energjinë më të lartë në rajon. Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, AKB do të përdorë të gjitha mjetet juridike në mbrojtje të bizneseve”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kritika të ashpra erdhën edhe nga vetë përfaqësuesit e kompanive të prekura. Ahmeti Kuçi nga kompania “Solid” në Suharekë, që merret me prodhimin e këpucëve dhe ka mbi 300 punëtorë, tha se veprimet e KEDS-it e kanë lënë pa zgjidhje.

“Ne kompania Solid për momentin e kemi paditur KEDS-in, lënda është në gjykatë, nuk na është kthyer ndonjë përgjigje. Por në parashikim kemi bërë një kontratë me KEK ku na është kërkuar 15 mijë euro t’i lëmë garancion. Ai garancion nuk ka arsyetim, kurse konkretisht fatura e rrymës që na është dërguar është 2100 euro, më e lartë se në muajt e mëparshëm. Ne jemi të shqetësuar shumë. Këto 15 mijë euro pritet do ta ngrisin rrymën më shumë, derisa nuk ka arsyetim për këtë. Shpresojmë që dikush do të del dhe do të thotë se kështu nuk shkon, prodhimi e ngrit shtetin lartë,” tha ai.

Anëtarja e AKB-së, Lumnije Hajdini, bëri të ditur se shumë investitorë të huaj janë ankuar, përfshirë kompaninë “Simtex SHPK” që ka investuar 20 milionë euro në Kosovë dhe punëson mbi 146 punëtorë. Ajo tha se pas situatës së krijuar, kjo kompani pritet të humbasë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore.

“Tash për këtë investitorët kanë pasur asnjë vlerë. Pasojat që do të jenë në këtë kompani është se 66 deri 69 punonjës ai është i detyruar që t’i pushojë nga puna. Ku paga mesatare për punëtorët e thjeshtë është 600-700 euro, ndërsa për nivelin më të lartë shkojnë nga 1000-1200,” tha ajo.

Poste të ngjashme

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

13/11/2025, 18:59

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të...

Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

13/11/2025, 14:53

Sot ka nisur zyrtarisht ndërtimi i fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”. Në ceremoninë e fillimit...

Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

13/11/2025, 9:56

Do të bëhet apo nuk do të bëhet? Kjo është dilema që ka mbetur e shtruar për vite me radhë...

Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa: Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës

13/11/2025, 9:45

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa(Remi), e ka kritikuar Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me dije...

Arrestohet një person i kërkuar në Podujevë

Podujevë: Dy të arrestuar pasi iu gjet granatë dore, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

13/11/2025, 9:40

Të mërkurën, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Podujevë. Sipas njoftimit të policisë, tek njëri i dyshuar...

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

Presidentja Osmani: Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

13/11/2025, 18:59
Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

Fillojnë punimet për ndërtimin e fushës së dytë të tenisit në Parkun e Paqes “Manchester”

13/11/2025, 14:53
Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

Stadiumi kombëtar nuk ka alternativë: “Prishtina 2030 hapet në arenën e re”

13/11/2025, 9:56
Alarmon Remi: KFOR të inspektojë menjëherë manastiret serbe në Kosovë, shkaku armëve!

Mustafa: Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës

13/11/2025, 9:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv