Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë-Podujevë. Dy vetura janë përfshirë në aksident.
Sipas fotografive të siguruara nga KOHA, njëra veturë shihet tërësisht e shkatërruar, ndërsa tjetra ka dëme të konsiderueshme materiale.
Policia është parë në vendin e ngjarjes.
KOHA është në pritje të përgjigjes nga Policia për numrin e të lënduarve.







