Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i cili ndodhi sot në fshatin Pogragjë të Klinës.
Policia ka treguar për Klankosova.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.
Poashtu bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës./Klankosova.tv.