Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, me ç’rast janë krijuar kolona të gjata.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lupç dhe përveç dëmeve materiale, deri më tani nuk ka informata nëse ka të lënduar.
KosovaPress ka siguruar fotografi dhe video, ku edhe shihet se ka dal njësiti policor.