Sot, rreth orës 20:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe dy këmbësorë. Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Detaje lidhur me rastin kanë dhënë nga policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.”, ka deklaruar për IndeksOnline, Enis Pllana – zëdhënës i policisë së Kosovës për kryeqytet. /IndeksOnline/