Policia e Kosovës po kryen aksion në tre lokacione në veri të Mitrovicës.
Deri tani janë arrestuar dy persona, aksioni është duke u zhvilluar ende.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Aksionet janë duke u zhvilluar në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan për shkak të dyshimeve për posedim të armëve të paligjshme. Aksioni tashmë ka përfunduar në një lokacion në të dy qytetet, ndërsa kërkimi në një lokacion tjetër në veri të Mitrovicës është ende duke vazhduar”, tha Elshani./Arbresh.info